MENU
klinika

"Boxing day"

Sonte, spektakli i garantuar në NBA

25.12.2018 - 14:18

Mbrëmja e Krishtlindjes sjell gjithnjë duelet më të bukura dhe spektakolare në NBA dhe e tillë do të jetë edhe sonte, me ekipet më të mira në të dyja Konferencat që do të përballen mes tyre.

Sfida “big” e mbrëmjes së sotme është ajo mes Golden State dhe Lakers, ku përballë njëri-tjetrit do të jenë Curry e Durant nga njëra anë dhe LeBron James nga ana tjetër.

Por edhe sfida e tjera që do të luhen për Krishtlindje në NBA janë po kaq spektakolare, siç është sfida mes Houston e Oklahoma, dy ekipe pretendente në Perëndim, apo dueli mes Boston e Philadelphia, dy skuadra që duelojnë për titullin në Konferencën e Lindjes.

Po sot do të luhen edhe takimet Neë York-Milëaukee, me miqtë që konsiderohen favoritë si dhe Utah Jazz-Portland. Ndërkohë, pas 70 ditësh ndeshje, është luajtur 1/3 e sezonit në NBA, ndaj dhe renditja në të dyja Konferencat ka nisur të përvijohet.

Në Lindje kryeson ekipi i Toronto, i shkëputur nga rivalët, ndërsa në Perëndim rivaliteti është më i madh. Denver kryeson klasifikimin, ndërsa kampionët e Golden State kanë zbritur në vendin e dytë.

Ajo që bie në sy është se në Lindje, skuadra kampione e kësaj Konference, Cleveland Cavaliers, ndodhet në vendin e fundit. Tetë ekipet e para të secilës Konferencë shkojnë në play off.