MENU
klinika

Rrëfehet Donis Avdijaj

“Stërvitje ku hanin lopët, por Kosova ia doli”

07.12.2018 - 11:45

Në një intervistë për “Goal.com”, sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Donis Avdijaj, ka folur për Kosovën, jetën dhe varfërinë atje, si dhe të ardhmen e futbollit të këtij vendi, ku një hap i madh u bë në fund të këtij viti.

Ai pranoi se është rritur në një mjedis gjerman dhe luajti për përfaqësuesen e Gjermanisë (grupmoshat e reja), por se tani ndihet shumë krenar që luan për Kosovën.

“Unë dhe motra ime jemi rritur me dy gjuhë, për këtë arsye i njohim të dy kulturat. Prindërit e mi kanë ardhur të rinj në Gjermani dhe nuk e kanë zotëruar mirë gjermanishten, por kanë dhënë gjithçka që unë shpejt të integrohem.

Edhe pse kam luajtur në rini për përfaqësuesen e Gjermanisë, unë identifikohem plotësisht me Kosovën dhe më bën pafund krenar që përfaqësoj këtë vend”, – u shpreh Avdijaj.

donis avdijaj

Ai pranoi se kushtet për futboll në Kosovë janë të këqija, aq shumë sa që ka pasur raste në stërvitje me kombëtaren, që edhe lopët të ishin pranë duke kullotur.

“Besar Halimi ka më shumë kohë dhe është më kompetent për të folur për historitë e çmendura (qesh). Se lopët pëlqejnë të hanë barin e fushave të stërvitjeve, këtë mund ta konfirmoj (qesh).

Për shkak se shumica e fushave janë në gjendje të keqe, ne udhëtojmë nga dy orë deri në fushën më të mirë për të stërvitur. Kur kam shkuar për herë të parë jam shokuar, sepse edhe vendi më i mirë i mundshëm ishte i tmerrshëm”, – theksoi ylli i Kosovës.

Donis avdijaj
Donis avdijaj

Avdijaj më pas foli edhe për domethënien që ka futbolli në Kosovë, ku përmendi faktin se varfëria është e madhe në vendin tonë, teksa vlerësoi lart dashurinë për këtë sport.

“Në Kosovë nuk shkojnë gjërat aq mirë, ashtu si do të duhej të shkonin, ka shumë varfëri. Bashkë me prindërit e mi përkrah financiarisht çdo muaj nga 100 familje, fëmijë dhe njerëz me aftësi të veçanta, të cilët kanë mungesë të gjërave elementare.

Për shumë në Kosovë futbolli është gjithçka dhe e bën popullin pafund krenar kur ne fitojmë. Biletat për ndeshjen e fundit në shtëpi në Ligën e Kombeve u shitën pas 32 minutave. Kërkesat ishin aq të mëdha sa që nuk kishte bileta as për familjarët tanë”, – ka përfunduar Donis Avdijaj, që ishte i shkëlqyer për Kosovën, sidomos ndaj Maltës, gjeti dhe golin, madje dy.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nuk kushton më 50 mln euro

Tre gjigantët holandezë duan shqiptarin