MENU
klinika

Vetëm 0.2%

Stopohet rritja ekonomike në Eurozonë

07.12.2018 - 13:34

Ekonomia e Eurozonës u rrit me normën më të ngadaltë në 4 vite gjatë tremujorit të tretë 2018, ndërsa rritja e punësimit u ngadalësua gjithashtu.

Produkti i Brendshëm Bruto në zonën e valutës së përbashkët u rrit me 0.2% në periudhën Korrik-Shtator, sipas Eurostat, që konfirmoi vlerësimet fillestare. Kjo ishte norma më e ngadaltë që prej tremujorit të katërt 2014 dhe shënoi një ngadalësim nga rritja me 0.4% në tremujorin e dytë të këtij viti.

Me bazë vjetore, rritja ekonomike u regjsitrua në 1.6% sipas Eurostat, që rishikoi vlerësimin fillestar prej 1.7%.

Ekonomia e Gjermanisë, më e madhja në Europë, u tkurr me 0.2% gjatë tremujorit, Franca u rrit me 0.4%, ndërsa italia u tkurr gjithashtu me 0.1%.

Një rritje e dobët ekonomike në Eurozonë është lajm që prek tërthorazi edhe ekonominë shqiptare. Eurozona është partneri kryesor ekonomik dhe tregtar i vendit. Ecuria e ekonomisë së Eurozonës është përcaktuese për kërkesën e jashtme ndaj ekonomis shqiptare, por edhe për fluksin e investimeve dhe remitancave.

Eurostat ka publikuar gjithashtu të dhënat mbi rritjen e punësimit në Eurozonë. Numri i personave të punësuar në zonën e valutës së përbashkët u rrit me 0.2% nga tremujori i dytë dhe me 1.3% me bazë vjetore.