MENU

Portieri shqiptar

Strakosha zëvendëson Handanoviç tek Inter?

21.12.2018 - 12:28

Thomas Strakosha nuk është duke kaluar një moment të mirë, por në fakt, Lazio si ekip ka pasur më shumë probleme se portieri shqiptar. Ndërkohë, Inte prej kohësh e ka renditur portierin shqiptar mes atyre të cilët në të ardhmen mund të zëvendësojnë Samir Handanoviç.

Zikaltrit janë vënë në kërkim të një zëvendësuesi të mundshëm të 34-vjeçarit slloven, duke synuar një të ri, i cili të garantonte portën për shumë vite. Emri i piketuar fillimisht, sipas medieve italiane, ishte Alfons Areola, që i mbaronte kontrata me PSG-në.

Por klubi francez ka vendosur t’i rinovojë marrëveshjen atij deri në vitin 2023, ndaj Inter duhet të shohë në drejtime të tjera. Sipas lajmeve që vijnë nga përtej Adriatikut, dy alternativat e tjera të vetme të shqyrtuara deri tani janë Strakosha dhe Cragno i Cagliari-t.

Strakosha i pret penallti Dybala

Por fakti që portieri shqiptar ka luajtur rregullisht edhe në arenën ndërkombëtare dhe ka më shumë eksperiencë, shtyn të mendohet se ai do të jetë zgjedhja e parë në momentin që klubi zikaltër do të hyjë në merkato për të afruar një portier.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Portieri i Kombëtares shqiptare

E bujshme, Inter mund të marrë Strakoshën

Igli Tare për lojtarët shqiptarë

“Alisson u shit 80 mln euro, Strakosha kushton…”