MENU
klinika

Protestë para Ministrisë së Arsimit

Studentët e Arkitekturës në protestë kundër tarifave universitare

05.12.2018 - 10:58

Studentë të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Arkitekturës dhe Urbanistikës kanë dalë këtë të mërkurë në protestë, kundër rritjes së tarifave arsimore nga qeveria.

 

Mes të tjerave, studentët kërkojnë heqjen e tarifës prej 670 lekësh për kredit për çdo provim të bartur, ndërkohë që pagesa për vitin akademik kërkohet të bëhet në janar.

Dhjetëra studentë janë parë të mblidhen në oborrin e fakultetit në fjalë, pjesë e Universitetit Politeknik të Tiranës, e më pas kanë vijuar me një marshim në rrugët e kryeqytetit me destinacion Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.

 

Me të mbërritur atje, edhe për shkak të bllokimit të trafikut në rrugën e Durrësit, nga Ministria e Arsimit ka dalë zëvendësministrja Besa Shahini, e cila ka kërkuar prej studentëve një përfaqësi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“S’ka rëndësi numri i prokurorëve apo gjykatësve”

Ambasadori rumun në Shqipëri: Reforma në Drejtësi, t’i drejtohet qytetarit

Bosi i Camorra-s nis bashkëpunimin me drejtësinë

Dorëzohet pas 26 vitesh në burg “Sandokan”