MENU
klinika

Bashkohen edhe gjimnazistët

Studentët protesta edhe në rrethe

13.12.2018 - 10:18

Njëkohësisht me studentët e Tiranës, edhe studentët nga rrethet nuk i janë ndarë protestave në ditën e 9-të, ndërsa kauzës së tyre i janë bashkuar edhe gjimnazistët.

Elbasan
Raportohet se studentët e Elbasanit ashtu si dje kanë vijuar me protestat, ndërsa kauzës së tyre u janë bashkuar edhe gjimnazistët.

Studentët pas 10-15 min kanë mberritur në bulevardin kryesor të qytetit pasi po ecin në këmbë nga Universiteti. Pasi u nisen nga hyrja kryesore shkuan te Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike dhe Fakultetet e tjera për t’u bërë thirrje kolegëve për solidaritet me protestën, por auditoret kanë qenë bosh.

Të paktën 100 studentë nga Fakultete të ndryshme të Universitetit Aleksandër Xhuvani ishin mbledhur që në orën 08.00 të mëngjesit të sotëm duke kërkuar që atyre t’u bashkohen të gjithë studentët pasi është interesi i tyre i përbashkët.

Mos e bojkotoni protestën dhe mësimin për të shkuar në kafe, por bashkohuni me kolegēt të marshojmë drejt Tiranës dhe të luftojmë me dinjitet për të fituar të drejtat e mohuara kanë qenë thirrjet e studentëve protestues në Elbasan.

Korçë
Nga qyteti i Korçës, marshimi i studenteve nisi pak më parë, ku iu bashkuan gjimnazistët e shkollave të mesme. Kodra shton studentët janë shumë në numër dhe priten të shtohen akoma.

Berat
Në Berat, nis protesta e gjimnazisteve, në përkrahje të studenteve. Nxenësit e gjimnazit Kristaq Capo nuk u futen fare në mesim dhe dolën në sheshin qendror të qytetit për të protestuar.

Lëvizja e gjimnazistëve ka nisur të ndihet dhe në qytetin e Beratit,ku një grup nxënësish u mblodhën në qendren e qytetit duke dalë në mbrojtje të studenteve në Tiranë dhe gjithë vendin. Ata janë shprehur se do të ishin me të shumtë në numer nese do te lejoheshin te gjithe nxenesit te dilnin nga shkolla,ne mbeshtetje te tyre kane dale dhe qytetare beratas.

Sarandë
Në Sarandë raportohet se është bojkotuar prapë mësimi, por studentët nuk kanë dale në protestë për shkak të kohës së ftohtë.

Pamje të mrekullueshme nga Fushë Struda

FOTO/ Dëbora zbardh edhe zonat malore të Librazhdit

Punonjësi i bashkisë u rrëzua nga vinçi

Shpallet në kërkim përgjegjësi i tij në Elbasan

Dyshohet se abuzuan me të riun me aftësi të kufizuara

Dalin para gjykatës të arrestuarit në Elbasan