MENU
klinika

Protestat studentore

Studentët ultimatum: Keni afat deri sot, ose demonstrata

06.12.2018 - 12:08

Studentët i kanë vendosur një ultimatum qeverisë që të japë një përgjigje deri sot në orën 4 pasdite, në të kundër protestat do të përshkallëzohen në demonstrata. Një prej tyre tha se do të jetë dhjetori i dytë.

Ne kemi lënë një afat, deri sot pasdite në orën 4 kërkojmë përgjigje. Nëse përgjigja nuk jepet, atëherë ta dijë kryeministri dhe ministrja se ne nuk tërhiqemi. Nuk jemi tërhequr për protestat tona për armët kimike dhe nuk do tërhiqemi. Madje paralajmërojmë se protesta mund të kalojë në demonstrata. Protesta do të përfundojë vetëm me realizimin e qëllimeve. Ky është dhjetori i dytë. Prindërit tanë patën vizionin për një Shqipëri Europiane, atë ëndërr vazhdojmë ta kemi dhe ne. 8 dhjetori i dytë po afron, Dhjetori i dytë do ta gjejë Shqipërinë me heqjen e këtyre tarifave burokrate“, tha studenti.

Studentët e Tiranës kanë marshuar drejt Ministrisë së Arsimit dhe Sportit duke protestuar kundër tarifës për kreditet për lëndët e mbartura, gjithashtu kërkojnë përgjysmimin e tarifës së studimeve, përmirësim të kushteve në konvikte dhe numër të barabartë votash si Ministria e Arsimit në bordin e Arsimit të Lartë.

Në protestë edhe studentët e Korçës, Elbasanit, Durrësit dhe të fakultetit Juridik në Shkodër, ndërsa nuk i janë bashkuar tubimeve studentët e Vlorës dhe të Gjirokastrës.

Studentët e universiteteve të Tiranës, Korçës, Durrësit dhe fakulteti i Juridikut në Shkodër kanë bojkotuar mësimin duke rinisur protestën. Studentët e Tiranës kanë marshuar duke u mbledhur për të protestuar prej orës 10:00 para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Ata protestojnë kundër tarifës për kreditet për lëndët e mbartura, gjithashtu kërkojnë përgjysmimin e tarifës së studimeve, përmirësim të kushteve në konvikte dhe numër të barabartë votash si Ministria e Arsimit në bordin e Arsimit të Lartë. Në një moment situata u tensionua, pasi studentët në shenjë revolte hodhën drejt Ministrisë së Arsimit lapsa, stilolapsa, bidona dhe letra higjenike.

Studentët e Tiranës dje protestuan mbi 4 orë para Ministrisë së Arsimit Lindita Nikolla u shpreh se është e gatshme për të dialoguar, ndërsa shtoi se qeveria është e gatshme të shkojë drejt heqjes së tarifës nga VKM-ja dhe të jenë vetë universitetet dhe fakultetet ato që të vendosin lidhur me këtë tarifë nëse duhet aplikuar apo jo. Megjithatë studentët nuk janë tërhequr nga protestat duke vendosur si afat sot orën 16:00 për plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre, pasi në të kundërt bojkoti dhe protesta do të vijojnë

Katër kërkesat e studentëve

1. Anulim të VKM për tarifat shtesë për provimet e mbartura (670 lekë për kredit)
2. Përgjysmim të tarifës së studimit
3. Përmirësim të kushteve të konvikteve
4. Bordi i Administrimit të ketë numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë së Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentët në bord.

Elbasan, studentja me aftësi të kufizuara në protestë: Duam të drejtat tona

Protestës në Elbasan ia është bashkuar edhe një studente tetraplegjike. Përpos katër kërkesave të studentëve, ajo kërkoi që të zbatohen të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. “Do të kërkojë të drejtën e personave me aftësi të kufizuar, të pajisen me bursa, me ndihma sociale që meritojnë, të mos ketë kushte, si për këtë që po protestojmë, të vihet në pah e drejta jonë” u shpreh studentja.

Protestuesit në Tiranë para MAS: Nesër do të vijnë studentët nga rrethet

Studentët që po protestojnë para ministrisë së Arsimit dhe Sportit prej orës 10:00 deklarojnë se nesër do të vijnë në Tiranë dhe studentë nga rrethet. “Vijmë nga universiteti i mjekësisë, kërkojmë uljen e tarifës dhe kushte më të mira. Nesër do të na bashkohen studentët nga rrethet” deklarojnë ata.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Lala: Janë edhe 2 aplikacione të reja që po përdoren nga bota e krimit

Çfarë pritet të dalë nga zbërthimi i mesazheve në ‘Matrix’?

Shpërblime dhe ndihma financiare në rast fatkeqësie familjare

Qeveria merr vendimin: Çfarë përfitojnë punonjësit e Gardës

Njihuni me historinë e veçantë të jetës së saj

Ndërron jetë Mbretëresha e Suedisë