MENU
klinika

Thirrje për studentët e tjerë

Studentët zhvendosen: Gjithë natën para Kryeministrisë

11.12.2018 - 18:53

Pas skadimit të ultimatumit të vendosur për qeverinë në lidhje me plotësimin e 8 kërkesave, studentët kanë nisur përshkallëzimin e protestës.

Teksa një pjesë vendosi të bllokonte rrethrrotullimin tek “Zogu i Zi”, një pjesë e tyre nisën marshimin drejt Kryeministrisë.

Tashmë një pjesë e studentëve janë vendosur përpara Kryeministrisë, dhe ju bëjnë thirrje dhe studentëve që gjendet në destinacionet e tjera të bashkohen para këtij institucioni.

Ndërkohë, pjesa tjetër do të vijojë të qëndrojë para Ministrisë së Arsimit.

studentet para kryeministrise-konica.al

8 kërkesat:

1-Rritja e buxhetit me 5 % e GDP me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për çdo nivel studimi, përmirësimin e mësimdhënies dhe infrastrukturës, Universitet/konvikt.

2-Transparencë me buxhetin nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe IAL-ve, publikimi i të gjitha shpenzimeve online.

3-Rritja nga 10 % në 50 % e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan, rektor dhe çdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik.

4-Rishikim i titujve akademikë dhe verifikimi i plagjiaturave të doktoraturave dhe teksteve mësimore.

https://konica.al/2018/12/studentet-zhvendosen-gjithe-naten-para-kryeministrise/

5-Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet e Studentëve, Ligji i Arsimit të lartë, pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga MASR dhe IAL-të si dhe të shtohen një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

6- Pajisja e të gjithë studentëve me Kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019 (të ndiqen nga bashkitë përkatëse)

7-Ndërtimi i një biblioteke me standarde Europiane dhe me libër universitar online, falas për studentët në gjuhën shqipe.

8-Vlerësim i perfomancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor i pedagogut, publikim i tij, online dhe regjistrimi i leksioneve.

"Një tjetër skandal i madh pritet të dalë në dritë..."

Eksperti Karamuço paralajmëron “furtunë” në Policinë e Shtetit

“Bashkëpunëtorja e Bashës, miqësi me Xhaçkën”

Bardhi tregon prapaskenat: Pse nuk e ka nënshkruar mocionin kundër deputetes

"‘Hodhe gurin e fshehe dorën’, siç bëre pas 21 Janarit"

Djegia e mandateve, Basha i përgjigjet Metës: Ti na nxite!

Nuk do ta besoni sa shënojnë temperaturat

‘Çmendet’ moti/ Vala e të nxehtit godet këtë vend

"Nuk është për të treguar muskujt, por…"

A do të thërrasë Basha protestë? Përgjigjet Kreu i PD