MENU
klinika

Detajet

Studenti: S’kemi besim. Rama: Kërkesa si në komunizëm, shumë mirë që nuk besoni

18.12.2018 - 12:49

Është shoqëruar me replika, edhe jo të paqta, takimi i sotëm i kryeministrit Rama me studentë e pedagogë sot në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Një student i masterit, ia ka thënë në sy Ramës, se studentet nuk ulen të dialogojnë, pasi nuk kanë më besim tek ai. “Pse nuk bisedojnë, sepse nuk kanë besim, ka rënë besimi. Kthejuani besimin, plotësoni kërkesat”- tha studenti.

Pas kësaj, ka reaguar Rama:

“Kjo botë nuk është as e frikacakëve, as e qaramanëve. Ai djali foli për konviktet, jam shumë dakord, unë kam qenë në shtëpi, që është e pabesueshme, si ka mundësi që atje kam gjetur shtëpi me të gjitha dhjeta, duke mësuar me cadër në shtëpi, e imagjinoni? Këtu ka filluar një kërkesë si për komunizëm, shteti të bëjë këtë, atë, qeveria bën atë që mundet, nuk e bën gjithmonë mirë, mund ta shani. Shumë mirë që nuk keni besim, beso e kontrollo është puna, beso e kontrollo është puna, por skam besim prandaj nuk flas me ty nuk funksionon. Këtu do jemi do shohësh qeveri të tjera, kryeministra të tjerë dhe do të më kujtosh, do shkosh në gjermani, do jesh më i ditur, do kuptosh se bota është e trimave dhe ti do bësh sukses”- tha Rama.

Rama u përgjigjet studentëve: Asnjëherë pa dialog, tani po rrezikoni të humbni edhe…

Kryeministri Rama ka replikuar me studentët gjatë takimit në UBT, duke thënë se asgjë nga kërkesat e tyre nuk do të plotësohen pa dialog.

Madje jo vetëm kaq, por ka thënë se “rrezikoni të humbni me duart tuaja diçka që e krijuat vetë, si burim i një energjie pozitive për universitetin”.