MENU
klinika

Diaspora e re

Studimi/ 1.6 milionë shqiptarë jetojnë jashtë vendit

18.12.2018 - 21:02

INSTAT me mbështetjen e Ministrit të Shtetit, publikon për herë të parë një studim konkret mbi Diasporën të titulluar “Diaspora e Shqipërisë në shifra”.

Ky studim është kryer mbi bazë të vlerësimeve të tërthorta të realizuara gjatë vitit 2018. Sipas të dhënave numri i shqiptarëve në Diasporën e re llogaritet të jetë rreth 1.6 milionë, e thënë ndryshe 36% e shtetasve shqiptarë jetojnë jashtë Shqipërisë.

emigrimi ne gjermani do sjelle probleme-konica.al
emigrimi ne gjermani do sjelle probleme-konica.al

Ky publikim kryhet në kuadër të Strategjisë Kombëtarë për Diasporën. Qëllimi i tij është vlerësimi i numrit të Diasporës shqiptare dhe profilin e saj mbi karakteristikat bazë demografike dhe sociale.

Pjesa më e madhe e shqiptarëve, rreth 1 milionë jetojnë dhe punojnë në Greqi, 450 mijë në Itali dhe më pak në Gjermani, Britani e Madhe e SHBA.