MENU
klinika

“Grammy Awards”

Sukses dhe puthje në buzë mes këngëtareve shqiptare

07.12.2018 - 23:12

Bebe Rexha ka arritur një tjetër sukses të madh, këtë herë duke u nominuar në kategorinë “Artisti i ri më i mirë”, në ngjarjen më të madhe muzikore, “Grammy Awards”.

Në këtë kategori është nominuar edhe këngëtarja tjetër shqiptare, Dua Lipa. Por Bebe ka marrë një urim special për këtë arritje nga Rita Ora, të cilat janë mike të shkëlqyera me njëra tjetrën.

Rita publikoi në “InstaStory” një imazh të sajin ku shfaqet duke u puthur bashkë me Bebe Rexhën – fotografi, e cila ishte realizuar këtë vit në tapetin e kuq të eventit muzikor “MTV Video Music Awards”.

Krenare me ty Bebe Rexha, fat të mbarë në shkurt”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e fotografisë, duke iu referuar faktit se mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve “Grammy” do të mbahet më 11 shkurt, në SHBA.