MENU
klinika

Vlerësohet sërish

Suksesi i parashikuar i “vajzës më të bukur në botë”

30.12.2018 - 19:09

Në moshën 6-vjeçare, një imazh i saj u përhap me shpejtësi dhe ajo u pagëzua si “vajza më e bukur në botë”.

Por, që prej asaj kohe kanë kaluar 11 vite tashmë dhe Thylane Blondeau është rritur. 17-vjeçarja po shijon sukseset e njëpasnjëshme në botën e modelingut. Ajo përfundoi në listën e 100 femrave më të bukura në botë të “TC Candler”, por nuk u mbyll këtu.

17-vjeçarja franceze u zgjodh si më e bukura në këtë listë, e cila e ndan këtë çmim që prej vitit 1990.

Francezja shihet si një ndër modelet më premtuese për vitet në vazhdim dhe jo më kot ajo vazhdon të ruajë atë bukurinë me të cilën u bë e famshme.