MENU
klinika

Reagon Franca

Sulmi në Strasburg, akt terrorizmi

12.12.2018 - 17:56

Një sulm ndaj tregut më të madh të Krishtlindjeve të Francës nga një person i armatosur ishte një akt terrorizmi, njoftoi prokurori i Parisit të mërkurën.

Personi i armatosur, vrau të paktën katër njerëz dhe plagosi 14 të tjerë, dhe thuhet se u plagos vetë, natën e së martës në qytetin lindor të qytetit francez.

Mediat franceze e identifikuan të dyshuarin si 29-vjeçarin Cherif Chekkatt, por autoritetet deri më tani i janë referuar atij vetëm me emrin e tij të parë.

“Edhe një herë, terrorizmi ka goditur territorin tonë, në Strasburg,” tha Prokurori i Parisit Rémy Heitz, zyra e të cilit kryeson hetimet e terrorizmit në të gjithë vendin. Ai vuri në dukje se i dyshuari kishte 27 dënime penale në Francë, Gjermani dhe Zvicër.

Më parë të mërkurën, një zyrtar i lartë i Ministrisë së Brendshme, Laurent Nunez, tha se policia shkoi në shtëpinë e të dyshuarit në mëngjesin e sulmit për ta arrestuar atë në lidhje me një vrasje në tentativë, por ai nuk ishte atje.

Nunez tha se i dyshuari ishte emër i njohur për shërbimet e sigurisë. Ai u lirua për herë të fundit nga burgu francez në vitin 2015, por autoritetet gjermane thonë se ai u arrestua dhe u burgos për vjedhje përgjatë kufirit para se të deportohej në Francë në vitin 2017.

Katër persona me lidhje me të dyshuarit janë arrestuar për t’u marrë në pyetje, sipas Heitz.

Strasburgu, është një qytet në kufirin gjerman, gjithashtu një nga shtëpitë e Parlamentit Europian, i cili ishte në seancë në kohën e të shtënave.

Evropa ka një traditë shekullore të tregjeve të Krishtlindjeve në javët e para të festës, ku adhuruesit mund të pinë verë dhe të blejnë dhurata. Në vitet e fundit, tregjet janë bërë objektiva për terrorizëm, sepse tërheqin turma dhe sepse kanë lidhje me fenë.

Strasburgu, në veçanti, ka qenë shpesh objektiv.

Të mërkurën në mëngjes në Uashington, Presidenti Trump  shkroi në Twitter “Një sulm shumë i keq terror në Francë,”. “Ne do të forcojmë edhe më shumë kufijtë tanë”.

Ndërsa, zëvendës kryeministri dhe ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini duke folur për situatën pas atentatit të Strasburgut në Francë, paralajmëron “arrestimin e menjëhershëm të kujtdo që feston në internet”. “Policia jonë postare ndërkohë po analizon rrjetin për të kërkuar të pacipët që festojnë vdekjen e dikujt tjetër”, tha zëvendëskryeministri.

Më pas, Ministri i Brendshëm nënvizoi se pas ngjarjeve në Strasburg, “ka një situatë të vëmendjes maksimale nga veriu në jug për të gjithë terroristët e radikalizuar dhe ekstremistët. Është e nevojshme të identifikohen, të kërkohen, të bllokohen dhe të arrestohen me çdo mjet: të verifikohet se kush hyn dhe kush largohet nga një vend. Kjo nuk është një e drejtë, por një detyrë për mbrojtjen e territorit dhe kufijve”.

Nga ana tjetër Salvini u shpreh i inkurajuar nga fakti se “falë Zotit forcat italiane të sigurisë dhe të inteligjencës janë ndër më të mirat në botë” edhe pse Italia duhet të vazhdojë të “punojë edhe më mirë” në luftën kundër terrorizmit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një bazë ushtarake në Afganistan

Terrorizmi/ Kina ‘i jep një dorë’ Afganistanit