MENU
klinika

Alarmi nga Konfindustria

02.12.2018 - 12:39

Konfindustria i ka kërkuar zyrtarisht Kuvendit të Shqipërisë të mos miratojë aktet ligjore pjesë e Paketës Fiskale 2019, në të cilën preket industria shqiptare e prodhimit të plastikës, me përfitim të drejtpërdrejtë të kompanive importuese të Greqisë dhe Serbisë.

Sipas Konfindustrisë, miratimi nga Kuvendi i Shqipërisë i aktit ligjor në fjalë, pjesë e Paketës Fiskale 2019, sjell goditjen të 200 kompanive të prodhimit të plastikës me pasojë shkatërimin e mbi 240 milionë euro investime të kryera, kalimin si të papunë deri 8 mijë punëtorëve të lidhur drejtpërdrejt ose tërthorazi me sektorin, si edhe cënimin e rëndë të konkurencës brenda një numri të madh sektorësh të tjerë industrial, si të prodhimit të ujit, qumështit, lëngjeve, etj.

Konfindustria pretendon se një treg me qarkullim vjetor deri në 100 milionë euro në vit rrezikon të shkatërrohet pa kthim dhe paratë e shqiptarëve do të shkojnë drejt konkurentëve rajonalë në Greqi dhe Serbi. Goditje të rëndë do të kenë edhe fermerët me taksimin për herë të parë të një grupi të madh pajisjesh bujqësore.

Mbështetur në projektin e paraqitur nga ekzekutivi, në një veprim të pashembullt më parë dhe i vetmi rast në Rajon, vendoset taksë mbi lëndën e parë të prodhimit të plastikës të përdorur nga industria vendore. Taksa mbi lëndën e parë të prodhimit të plastikës është në masën prej 25 lekë/kg. Gjithashtu, është ulur në favor të qartë të kompanive të huaja importuese taksa e “mjedisit” nga 100 lek/kg në 35 lek/kg.

Sipas Konfindustrisë, politika tregtare e mostaksimit të lëndës së parë të prodhimeve plastike dhe taksimit të prodhimeve të gatshme plastike, zbatohet nga vetë qeveritaë e vendeve të BE dhe Rajonit si masë efektive për mbrojtjen e njëkohshme të mjedisit dhe industrive vendore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vetëm në këtë shtet!

Hedhja e mbeturinave me pagesë