Rreth 1500 biznese janë gjobitur nga Tatimet për muajin Nëntor. Sipas të dhënave nga Drejtoria e përgjitshme e Tatimeve, vlera totale e gjobave është afor 52 milionë lekë. Përgjatë periudhës 1- 26 nëntor, janë kontrolluar në total afro tre mijë subjekte, ndërsa gjysma e tyre janë gjetur me shkelje dhe janë gjobitur.
19 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor (hera e dytë). Gjithashtu jane bllokuar ambientet e 3 tatimpaguesve për shkeljen e mosinstalimit të pajisjes fiskale (hera e dytë).; 73 tatimpagues janë konstatuar të paregjistruara në organet tatimore, për të cilët është marrë masat e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre si subjekt i TVSH-së.
508 tatimpagues janë konstatuar me shkelje të moslëshimit të kuponit tatimor (hera e parë) ;69 tatimpagues janë konstatuar se nuk kanë pasur të instaluar pasjisjet fiskale dhe 82 të tjerë nuk i mbanin pajisjet fiskale në gjendje pune.
307 tatimpagues janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor; 193 tatimpagues janë penalizuar pasi janë konstatuar me punonjës të padeklaruar, nga të cilët 176 subjekte janë të pergjegjësisë tatimore “biznes i vogël” dhe 17 subjekte jane të përgjegjësisë tatimore “biznes i madh”.