MENU
klinika

Cili udhëheq?

Të famshëm dhe të pasur, “Forbes” publikon listën

21.12.2018 - 18:27

Revista prestigjioze “Forbes” ka publikuar listën e personave më të pasur në radhën e të famshmëve.

I pari në këtë listë renditet George Lucas, themeluesi i “Star Wars”, cili ka një pasuri personale prej 5.4 miliardë dollarë, që rrjedhin kryesisht nga shitja e “Lucasfilm” në Disney në 2012.

Në vendin e dytë renditet Steven Spielberg me 3.7 miliardë lekë, në sajë të suksesit të filmit “Ready Player One” dhe shitja e DreamWorks Animation në Comcast / NBC Universal.

Në renditjen “Forbes”, me një trashëgimi miliarderi ka vetëm dy gra: Oprah Winfrey në vendin e tretë dhe Kylie Jenner në vendin e pestë.

Ndër 10 më të mirët, ai që kishte rritjen më të madhe ishte Jay-Z, i cili ndau vendin e pestë me Jenner. Kapitali i tij është 90 milionë dollarë më i madh se vlera e vitit 2017, në sajë të bizneseve fitimprurëse në kompani të tilla si Champagne Armand de Brignac dhe konjaku D’Ussé, përveç pjesëmarrjes në sektorin e argëtimit Roc Nation dhe shërbimin e transmetimit Tidal.