06.12.2018 - 14:21
Një 24 vjeçar nga Tepelena, është vënë në pranga teksa u kap me 124 kg kanabis. Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes së ditës së sotme në fshatin Nivicë në krahinën e Kurveleshit.
Aurelio Gumeni është arrestuar pasi iu gjet një sasi e konsiderueshme prej 124 kg kanabis e destinuar për t’u trafikuar në drejtim ende të paditur.
Forcat e shumta policore të Gjirokastrës dhe të Tepelenës, kanë ndërmarrë krehjen e zonës në orët e mbasdites së sotme me qëllim zbulimin e sasisë së kapur.
Sasia narkotike është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa është arrestuar i riu Gumeni mbi të cilin rëndon vepra penale e prodhimit dhe kultivimit të lëndëve narkotike.