MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 16

Teuta e ndal, por Partizani mbetet në krye

08.12.2018 - 19:02

Teuta konfirmohet edhe njëherë tjetër se mbetet një skuadër problematike sa herë ndeshet me skuadrat e kreut. Durrsakët, pasi fituan 1-0 në Korçë ndaj Skënderbeut, kanë frenuar 1-1 edhe Partizanin. Megjithatë, Të Kuqtë janë në krye, 5 pikë para Skënderbeut dhe Kukësit.

Teuta e nisi me më shumë vrull ndeshjen, ndërsa Partizani ishte disi më i ndrojtur dhe jo shumë i qartë në lojën e tij. U shpërblye këmbëngulja e vendasve, me Gashin që gjeti golin e avantazhit.

Pa u mbushur gjysmë ore lojë, sfida u nxeh me një përplasje të Osmanit dhe Hilës. Pas atij momenti, ndeshja mori një tjetër ritëm, me skuadrat që ishin më kërkuese dhe luftonin më shumë për topin e parë.

45 minutat e dyta sollën raste pa fund. Mensahn me shumë këmbëngulje doli në sulm i vetëm duke bërë dhjetëra metra dhe në fund erdhi një pasim i saktë për Asanin, i cili i vetëm me portierin vendas nuk e pati të vështirë të shënonte. Skuadrat kishin dëshirë për ta fituar ndeshjen, por në minuta e fundit mbizotëroi frika për të mos e humbur atë.

TEUTA – PARTIZANI  1-1

Gashi 8’/ Asani 60′

Teuta: Hidi, Gjorgjievski, Shkalla, Osmani, Hakaj, Sidibe, Gashi, Avdyli (Vecaj 75′), Kallaku, Kamara (Kruja 81′), Latif. Trajner: Bledi Shkëmbi.

Partizani: Hoxha, Mala, Atanda, Belica , Trashi, Telushi, Hila, Bardhi, Asani (Çinari 85′), Mensah (Kote 76′), Hebaj (So Hyon UK 72′). Trajner: Skënder Gega.

 Kartonë të verdhë: Hila 36′, Belica 52′

Gjyqtarë: Klajdi Kola, Nertil Bregasi, Dojando Myftari, Astrit Mahmuti

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN