MENU
klinika

Kategoria Superiore, java 18

Teuta-Laçi, barazimi kënaq rivalët

22.12.2018 - 19:07

Në një moment tjetër një barazim do të ishte me vlerë, por sot Teuta dhe Laçi i kanë prishur punë njëri-tjetrit, teksa një pikë vlen pak në këtë stacion të garës. Barazimi 1-1 i regjistruar në Durrës, ka lënë në vendnumëro dy skuadrat, përkatësisht në vendin e tretë dhe të pestë.

Ndeshja nisi e vakët dhe pa shumë raste, aq sa Selmani dhe Hidi ishin gati spektatorë dhe duhej ndërhyrja e tyre vetëm në ndonjë rast sporadik dhe pa rrezik. Pas gjysmë ore lojë skuadrat “ndezën motorët”.

Fangaj, me një inkursion nga e djathta shërbeu për Shtubinën në qendër të zonës, me këtë të fundit që me portën e boshatisur nuk e pati të vështirë që të shënonte. Goli ka vend për interpretim, pasi vendasit protestuan për një pozicion të parregullt.

Fraksioni i dytë nisi me një tjetër ritëm për vendasit. Shkëmbi freskoi skuadrën në repartin e avancuar, duke hedhur Vecajn dhe më vonë edhe Vilën në fushë. Kallaku shpërdoroi një mundësi fantastike për të shënuar, por presioni i “djemve të detit” erdhi në rritje dhe erdhi barazimi në fund.

TEUTA – LAÇI    1-1

Kallaku 87′ / Shtubina 36′

konica sportkonica sport mobile

Teuta: Hidi, Gjorgievski (Vecaj 46′), Shkalla, Osmani, Hakaj (Beqja 78′), Sidibe, Gashi, Kallaku, Kamara (Vila 51′), Progni, Latif. Trajner: Bledi Shkëmbi.

Laçi: Selmani, Fangaj, Toro, Mersini, Sefgjini, Gjoni, Eller, Jonuzi, Lushkja (Altiparmakovski 81′), Shtubina, Berisha. Trajner: Besnik Prenga.

Kartonë të verdhë: Shkalla 7′, Gashi 53′

Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti, Ridiger Çokaj, Ani Koçiaj,  Gernat Qirici

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, Java 18

Skënderbeu në krizë, e mposht edhe Kamza

Kategoria Superiore, Java 18

Tirana shënon në fund, mposht Flamurtarin