MENU
klinika

Triumfi në Copa Libertadores

Tifozët e River Plate “djegin” Buenos Airesin

10.12.2018 - 12:41

River Plate triumfoi mbrëmë në Copa Libertadores, duke fituar 3-1 ndaj Boca Juniors pas 120 minutave lojë në “Santiago Bernabeu”, kur koha e rregullt përfundoi 1-1 dhe takimi i parë kishte përfunduar 2-2.

I ligjshëm festimi i tifozëve të River Plate, por ata janë përplasur me policinë, duke shkatuar trazira dhe skena të dhunshme në rrugët e Argjentinës. Mbështetësit e River zbritën mbi obeliskun, një nga monumentet kryesore të Buenos Aires.

Pastaj tifozët u drejtuan në “Plaze de la Repulica” dhe nisën të hedhin fishekzjarre. Të tjerë, ndërkohë, u ngjitën në shtyllat e ndriçimit dhe objekte të tjera për të festuar një sukses të katërt në “Copa Libertadores”.

Tifozët e River Plate sulmuan edhe dyqanet, ekipet televizive dhe gazetarët në kryeqytetin argjentinas, para se të sulmonin policinë me gurë dhe shishe. Tre efektivë policie u plagosën dhe 20 persona u arrestuan.

Policia përdori gaz lotsjellës dhe plumba gome për të mbrojtur veten kundër tifozëve të dhunshëm. Incidentet hodhën një hije tjetër mbi futbollin argjentinas. Finalja u transferua në mënyrë spontane në Madrid, pasi tifozët e River Plate sulmuan autobusin e Boca Juniors në rrugë, para ndeshjes së kthimit mes tyre, dy javë më parë.

Shoferi i autobusit u dëmtua, ndërsa dy lojtarë të Boca u dërguan në spital për t’u trajtuar nga intoksimimi me gaz. Tifozi që goditi me gurë autobusin e Boca Juniors u arrestua. Ai kërkoi falje më pas për veprimet e tij në një intervistë televizive, përpara daljes para gjykatës, e cila e ka lënë me arrest shtëpiak.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN