MENU
klinika

Sondazhi

Tifozët më të zhurmshëm në Premier League

24.12.2018 - 18:25

Ndoshta shumë tifozë kundërshtarë nuk do ta pranonin kurrsesi, por nuk ka ndjesi më të mirë se interpretimi i himnit “You’ll Never Walk Alone” para një ndeshjeje në Premier League apo në ndonjë garë evropiane.

Pavarësisht se kë e përkrahni, thjesht duhet ta vlerësoni përkrahjen e mrekullueshme që Liverpool merr nga tifozët e vet dhe pikërisht këtë e kanë bërë 4.000 tifozë të ligës elitare angleze, të cilët i kanë votuar adhuruesit e Liverpool si më të zhurmshmit në Premier League.

Madje edhe tifozët e Manchester United e kanë pranuar se stadium “Anfield” është më i zhurmshëm se “Old Trafford” në baza javore, përshirë faktin se të kuqtë i kanë tifozët më të zhurmshëm edhe kur luajnë në udhëtim.

Rezultatet janë të një sondazhi të bërë nga Barclays për tifozët më të zhurmshëm në ndeshje të skuadrave të tyre në shtëpi dhe udhëtim.

Tifozët më të zhurmshëm në shtëpi:

Liverpool

Newcastle United

Crystal Palace

Manchester United

Stoke City

Tifozët më të zhurmshëm në udhëtim:

Liverpool

Newcastle United

Manchester United

West Ham United

Crystal Palace

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN