MENU
klinika

Premtimi i Veliaj

Tirana me zonë ekonomike për teknologjinë

07.12.2018 - 14:57

Tirana do të ketë vitin e ardhshëm të parën zonë ekonomike në vend. Gjatë Forumit Ekonomik të Tiranës, kryetari i bashkisë, Erjon Veliaj, tha se kjo zonë do të ketë një sipërfaqe prej rreth 80 hektarësh dhe do të vendoset në periferi të kryeqytetit, në Kashar.

Megjithatë, Veliaj theksoi se kjo zonë ekonomike nuk do të synojë bizneset tradicionale, por kryesisht bizneset në sektorë novatorë, si teknologjitë e informacionit dhe komunikimit.

Prej më shumë se një decade, në Shqipëri janë hartuar disa projekte për zona të lira ekonomike, port ë gjitha kanë ngelur në letër. Vetë ideja e një zone ekonomike për treknologjitë e informacionit në kryeqytet është hartuar që në kohën e qeverisë Berisha, por nuk është realizuar asnjëherë.

Bashkia Tiranë dhe qeveria aktuale duket se e kanë nxjerrë këtë projekt nga pluhuri dhe premtojnë se do realizojnë.

Veliaj tha gjithashtu se së shpejti ish-Piramida do të kthehet në shkollën më të madhe të teknologjisë së informacionit në Ballkan, përmes një projekti të përbashkët me Fondin-Shqiptaro Amerikan të Ndërmarrjeve.

Veliaj tha se Tirana është një qytet që vazhdon të rritet dhe shtron mundësi të shumta biznesi për investitorët e huaj, duke vendosur theksin shpesh tek novacioni dhe tek adoptimi i teknologjive të reja.