MENU
klinika

Lektore dhe drejtoresha e AKSHI

Tjetër skandal/ Taulant Muka publikon plagjiaturën e radhës

16.12.2018 - 09:22

Ish-zëvendësministri i Arsimit Taulant Mauka, vijon denoncimet për plagjiaturë të doktoraturës. Akuzat këtë herë drejtohen ndaj kreut të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë e Informacionit, Mirlinda Karçanaj.

Muka, në një postim në Facebook, shprehet se doktoratura e drejtoreshës së AKSHI, njëkohësisht lektore në Fakultetin e Ekonomikut në UT, “është një kombinim copy-paste i pjesës teorike nga burime të ndryshme, dhe pjesa tjetër që më shumë se punim i një teze doktorature, duket si shënime leksionesh apo si specifikime teknike tenderash”.

taulant muka-konica.al
taulant muka-konica.al

“A mundet drejtoresha plagjiaturë e AKSHI të kontrolloj plagjiaturat dhe sistemin e provimeve te maturës dhe shtetit në Shqipëri?

Pak ditë më parë Kryeministri deklaroi që do t’i dixhitalizojmë doktoraturat për të kontrolluar plagjiaturat, dhe përbri mendimeve që kam shprehur pas deklaratës së tij, kuptova që institucioni përgjegjës per dixhitalizimin e proçeseve dhe krijimin e sistemeve elektronike është AKSHI. Por si mundet ky insitucion, me në krye Znj. Mirlinda Karcanaj, Drejtor i Përgjithshëm Agjencia Kombëtare e Shoqerisë së Informacionit të sigurojë cilësinë dhe eventualisht të kuptojë dhe parashtrojë saktë kërkesat funksionale të sistemit hipotetik, kur Znj. Karcanaj doktoraturën e vet e ka komplet plagjiaturë? A mundet Znj. Karcanaj të garantojë sistemin dixhital për provimet e maturës dhe shtetit që të ofrojë meritokraci”, shkruan Muka.

“Nëse shihni punimin e saj të doktoraturës (https://docs.google.com/a/fshn.edu.al/vieëer…), do tq kuptoni që është një kombinim copy-paste i pjesës teorike nga burime të ndryshme, dhe pjesa tjetër që më shumë se punim i një teze doktorature, duket si shënime leksionesh apo si specifikime teknike tenderash.

Kujtojmë që Znj. Karcanaj është edhe lektore në Fakultetin e Ekonomikut (sipas CV-së saj të publikuar), pra një tjeter rast mashtrimi i shtohet barrës së qytetarëve të Shqipqrisë”, vijon ai.

Muka publikon edhe dokumentet që sipas tij, tregojnë plagjiaturën.

"Një tjetër skandal i madh pritet të dalë në dritë..."

Eksperti Karamuço paralajmëron “furtunë” në Policinë e Shtetit

“Bashkëpunëtorja e Bashës, miqësi me Xhaçkën”

Bardhi tregon prapaskenat: Pse nuk e ka nënshkruar mocionin kundër deputetes

"‘Hodhe gurin e fshehe dorën’, siç bëre pas 21 Janarit"

Djegia e mandateve, Basha i përgjigjet Metës: Ti na nxite!

Nuk do ta besoni sa shënojnë temperaturat

‘Çmendet’ moti/ Vala e të nxehtit godet këtë vend

"Nuk është për të treguar muskujt, por…"

A do të thërrasë Basha protestë? Përgjigjet Kreu i PD