28.12.2018 - 11:15
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Bulqizë.
Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur, për shkak të një konflikti të agravuar brenda familjes.
Ditën e djeshme, mësohet se dhëndri i ka prerë veshët vëllait të nuses në Maqellarë, ndërsa sot ka shkuar në shtëpinë e nuses në Topojan dhe ka plagosur një tjetër me thikë.
Fill pas sulmit, dhëndri është vrarë nga vjehrri, i cili mësohet se e ka goditur me dru pas kokës.
Nuk dihen ende shkaqet e konfliktit të agravuar, ndërkohë që policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.