MENU
klinika

Shqipëria, renditje negative

Transporti detar…në fund të botës

11.12.2018 - 16:02

Shqipëria figuron në listën e vendeve që shfrytëzojnë më pak transportin detar. Organizata e Kombeve të Bashkuara, departamenti për tregti, në raportin për transportin detar në 2018, e liston Shqipërinë ndër vendet që janë më të keq ndërlidhura në këtë drejtim.

Raporti thotë se, Shqipëria është e 13-ta nga fundi në botë në këtë drejtim. Me një diferencë fare të lehtë, Shqipëria është një pozicion më lart se Mali i Zi në renditje.

Shqipëria në këtë indeks grumbullon vetëm 3 pikë, ndërkohë që vendi me performancën më të mire në botë vlerësohet të jetë Kina, me një indeks në 187.8 pikë, çka ilustron edhe se sa larg është vendi ynë në këtë drejtim.

Indeksi është një indikator i pozicionit të një shteti në rrjetin global të transportit detar dhe lidhet ngushtë me kostot e tregtisë dhe konkurrueshmërinë e një vendi.

Por, ajo që bie në sy në indeksin  e këtij viti, është rënia e ndjeshme në krahasim me vitin e kaluar, ku vendi ynë grumbullonte 5.92 pikë. Madje, raporti e thekson qartë se Shqipëria është ndër vendet që ka pësuar rënien më të madhe në renditje, me thuajse 50%.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN