MENU
klinika

Serie A, java 14

Tris i Juves, kalohet edhe fortesa në Firenze

01.12.2018 - 20:05

Ka qenë një nga transfertat më të vështira për Juventus në fazën e parë, por kampionët e kanë zgjidhur disi më lehtë se sa të tjerat, duke fituar 3-0 në Firenze ndaj Fiorentinës. Një sukses i merituar për bardhezinjtë, duke u shkëputur akoma më shumë në krye të Serie A.

Cristiano Ronaldo bwhet lojtari i parë që pas sezonit 1957/58 që shënon të paktën 10 gola në 14 javët e para të Serie A. Pas një starti të mirë nga të dy skuadrat, Juventus gjen golin e avantazhit në minutën e 31’, një minutë pasi Orsato kishte përdorur VAR për të mohuar një penallti të miqve.

Autori i golit ishte Rodrigo Bentacur me një goditje të saktë që përfundoi në rrjetë. Edhe Fiorentina ka mundësitë e saj, por nuk arrin t’i shfrytëzojë siç duhet. Pas pushimit ndeshja mbetet e luftuar, por miqtë dyfishojnë rezultatin me Giorgio Chiellini-n në minutën e 69’ duke i dhënë goditjen fatale vendasve që dorëzohen.

konica sportkonica sport mobile

Në minutën e 79’ erdhi goli i Cristiano Ronaldo-s nga pika e bardhë e penalltisë, i cili ishte më tepër sa për statistikë pasi ndeshje ishte praktikisht e përfunduar që pas rrjetës së Chiellini-t.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN