MENU
klinika

Emërohet Patrick Shanaham

Trump emëron Sekretarin e ri Amerikan të Mbrojtjes

23.12.2018 - 20:29

Presidenti i SHBA-së Donald Trump, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Twitter se Zëvendëssekretari i Mbrojtjes Patrick Shanahan është emëruar shef i ri i Pentagonit.

Vendimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të zgjedhur Shanahan si Sekretarin e ri Amerikan të Mbrojtjes vjen pas dorëheqjes së ish sekretarit James Mattis i cili më herët ishte deklaruar në letrën e dorëheqjes që pikëpamjet e tij nuk janë plotësisht “të përafërta” me ato të presidentit Donald Trump.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social në Twitter, presidenti amerikan Trump njofton se Shanahan do ta marrë rolin e tij më 1 janar.

Është kënaqësi për mua të njoftoj se zëvendësministri i Mbrojtjes, Patrick Shanahan, do të shërbejë si ministër i Mbrojtjes prej 1 janar 2019. Patrick ka një listë të gjatë të arritjeve gjatë shërbimit si zëvendësministër i Mbrojtjes dhe më parë në ‘Boeing’. Ai do të jetë i shkëlqyeshëm,” shkruan Trump në Twitter.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mund të largohet Jim Mattis

Kabineti Trump sërish në krizë?