MENU
klinika

Nga New York Times

Trump nuk mundi ta bënte Amerikën të mrekullueshme përsëri…

01.12.2018 - 11:52

Le të themi të vërtetën: MAGA – Make America Great Again (Bëje Amerikën të Mrekulleshme Përsëri) ishte një slogan i shkëlqyer politik. Pse? Sepse ajo nënkuptonte gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm.

Për shumë përkrahës të Donald Trump, MAGA ishte në thelb një premtim për t’u kthyer në ditët e vjetra të racizmit dhe seksizmit.

Për disa të tjerë, ishte një premtim për të rivendosur ekonominë e 40 ose 50 vjetëve më parë. Fatkeqësisht për ata që besonin tek Trump, ai kurrë nuk pati ndonjë ide se si ta arrinte këtë premtim.

Pse ishte vizioni rreth prodhimit i pakuptimtë? Gjithçka nis me injorancën e tij. Ai duket se ka keqkuptuar tre gjëra specifike rreth prodhimit.

Së pari, ai beson se deficitet tregtare janë arsyeja që jemi zhvendosur larg prodhimit. Por nuk është kështu.

Për të qenë të drejtë, këto defiçite kanë luajtur ndonjë rol në zvogëlimin e punësimit industrial të SHBA. Nëse do të mund të eliminohej çekuilibri i tanishëm tregtar, ndoshta do të kishim rreth 20 përqind më shumë punëtorë në sektorin e prodhimit. Por kjo do të ndryshonte vetëm një pjesë të vogël të rënies relative të prodhimit.

Në të vërtetë, edhe vendet që kanë suficite të mëdha tregtare, si Gjermania, kanë parë rënie të mëdha në prodhim. Me rritjen e shpenzimeve të përgjithshme, një pjesë i shkon shërbimeve, jo mallrave.

Konsumi i mallrave të përpunuara vazhdon të rritet, por përparimi teknologjik na lejon të prodhojmë ato mallra me më pak punëtorë; kështu që ekonomia zhvendoset drejt shërbimeve.

Megjithatë, edhe në qoftë se deficitet tregtare janë një shkak dytësor i rënies së prodhimit, a nuk mundet Trump të ndihmojë pak duke vështirësuar tregtinë me vendete e tjera?

Kjo na sjell në gabimet e tij të dytë: Jo, deficitet tregtare nuk janë shkaktuar nga politikat e gabuara lidhur me tregtinë e jashtme.

Dhe politikat e Trump, shkurtimet e taksave për korporatat, deficitet e mëdha që rrisin normat e interesit , janë duke e bërë dollarin edhe më të fortë.

Së fundi, Trump beson se ekonomia mund të përmirësohet, duke i ushtruar presion njerëzve.

Pse gabon Trump? Rreth 1.7 milionë punonjës të SHBA-ve pushohen nga puna çdo muaj. Presidenti kërcënon punëdhënësit për të bërë një ndryshim të rëndësishëm në tregun e punës.

Ose thënë ndryshe, drejtimi i Amerikës nuk është si drejtimi i një biznesi familjar.

Pra, premtimi i Trump për të rikthyer prodhimtarinë amerikane të dikurshme ishte i destinuar të dështonte.

Besoj se Trump nuk po përpiqej vërtet të mashtronte votuesit. Mbase ai vërtet besonte se mund ta bënte.

Ju mund të pyesni veten si ndodhte kjo, duke pasur parasysh se sa pak njohuri ka ai mbi ekonominë. Përgjigjja, ndoshta, është efekti Dunning-Kruger: njerëzit e paaftë janë shpesh të sigurt në aftësitë e tyre, sepse ata janë tepër të paaftë për të ditur sa keq po bëjnë.

Por pyetja e vërtetë nuk është nëse Trump do të kuptojë ndonjëherë se ai nuk di se si tëbëjë Amerikën të mrekullueshme përsëri. Është nëse dhe kur mbështetësit e tij do ta kuptojnë këtë. Mendoj se përgjigjen do ta mësojmë në muajt në vijim.

Paul Krugman ka qenë një kolumnist i Opinionit që nga viti 2000 dhe është gjithashtu një profesor në Universitetin e Qytetit të New York-ut. Ai fitoi Çmimin Nobel të vitit 2008 në Shkencat Ekonomike për punën e tij në tregtinë ndërkombëtare dhe gjeografinë ekonomike.

New York Times

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN