MENU
klinika

Përmbledhja ditore e rajonit

Trump përkrah dialogun Kosovë-Serbi

18.12.2018 - 17:16

Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar një letër nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Në këtë letër, Presidenti Trump, ndër të tjera kërkon nga Presidenti Thaçi dhe liderët e Kosovës që të shfrytëzohet ky moment unik, që të flasin me një zë, me qëllim të arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbinë.

Kosovë

Bashkimi Evropian përmes një letre dërguar kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, ia bën të qartë Qeverisë së Kosovës se në çfarë niveli ka filluar dhe duhet të vazhdojë dialogu Kosovë-Serbi.

Në një letër dërguar nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, komisionerja për Tregti, Cecilia Malmstrom si dhe komisioneri Johannes Hahn, thuhet se dialogu Kosovë–Serbi nga pala kosovare udhëhiqet nga presidenti Hashim Thaçi.

Mogherini

Maqedoni

Deri te Kuvendi i Maqedonisë kanë arritur shtatë ndryshime të Kushtetutës. Dy janë nga Aleanca për Shqiptarët, një nga Lëvizja Besa, një nga deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri dhe tre nga grupi i pavarur i deputetëve të OBRM-PDUKM-së dhe koalicionit. Ndryshimet nuk kanë propozuar grupet e VMRO-DPMNE-së, BDI-së dhe LSDM-së.

Ziadin Sela dhe Syrija Rushidi nga Aleanca për Shqiptarët kanë një propozojnë që neni 2 paragrafi i dytë , fjalët “maqedonase/qytetarë” të ndryshohen me fjalën “qytetarë”, ndërsa në arsyetim thuhet se kërkohet të mundësohet barazia në deklarimin e shtetësisë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë.

Maqedoni/ Debat publik për ndryshimet kushtetuese konica.al

Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB, duke iu kundërpërgjigjur fjalimit të presidentit serb Aleksandar Vuçiç, ka thënë se nuk duhet mohuar të kaluarën dhe se në Kosovë dihet kush është viktima e kush agresori.

Ai ka përmendur edhe 1 milion shqiptarë të dëbuar me dhunë, 40 për qind e infrastrukturës e shkatërruar, 400 masakra kundër shqiptarëve – asnjë i akuzuar e lëre më i dënuar.

Maqedoni

Në konferencë të përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë, zëvendëssekretari Shtetëror i SHBA-ve, John Sullivan, tha se “SHBA-të fuqimisht mbështesin Marrëveshjen e Prespës që hap rrugën e Maqedonisë ta ndërmarrë vendin e merituar në BE dhe NATO”.

Ai ju bëri thirrje deputetëve të mbështesin ndryshimet kushtetuese dhe të ndjekin interesat shtetërore duke hequr anash ato partiake.

Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka bërë përgjegjëse shefen e diplomacisë evropiane Federica Mogherini për dështimin e dialogut me Serbinë, i cili kishte filluar që në vitin 2010.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka fajësuar serish shefen e diplomacisë evropiane Federica Mogherini për dështimin e dialogut me Serbinë. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN