MENU
klinika

Tërheqja e trupave amerikane nga Siria

Trump, vendime të duhura në kohë të gabuar…

25.12.2018 - 12:07

Tërheqja e planifikuar e Presidentit Donald Trump e trupat amerikane nga Siria, një veprim që shkaktoi dorëheqjen e Sekretarit të Mbrojtjes Jim Mattis, ishte vendimi i duhur në mënyrë të gabuar dhe në kohë të gabuar. Nëse nukndryshohet, mund të ketë pasoja katastrofike.

Ushtria amerikane është vendosur në Lindjen e Mesme që nga viti 2003. Pushtimi i Irakut ishte një gabim strategjik, ndoshta që u pagua më shtrenjtë në historinë amerikane. Që nga viti 2008, së pari Barack Obama dhe tani Trump kanë kërkuar ta nxjerrin SHBA nga disa prej këtyre angazhimeve.

Në vitin 2011, Obama hoqi dorë nga prania ushtarake amerikane në Irak. Ai në këtë mënyrë braktisi milicitë fisnore sunite që kishin ndihmuar forcat amerikane të mposhtnin al-Kaidën. Në vitin 2014, mbetjet e al Kaedës, tani riorganizuar si Shtet Islamik, shpërthyen nga Siria. Vetëm përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe Iranit lejuan që qeveria irakiane të mbajë kryeqytetin e saj dhe përfundimisht të rimarrë pjesën tjetër të territorit të saj.

Dëshira e Trump për t’u tërhequr nga Siria është në përputhje me strategjitë kombëtare të paraardhësit të tij, por mënyra në të cilën është marrë vendimi nuk është aspak produktive. Disa nga fqinjët e Sirisë, veçanërisht Izraeli dhe Iraku, do të ndikohen negativisht.

Të ndikuarit e menjëhershëm do të jenë partnerët e Amerikës në terren, milicitë e dominuara nga kurdët që kanë bërë shumicën e luftimeve dhe vdekjes në fushatën e suksesshme dhe të vazhdueshme kundër Shtetit Islamik.

Kushtet minimale për tërheqjen nga Siria në përputhje me nderin dhe kredibilitetin e Amerikës janë të ndihmojnë aleatët e saj kurdë të negociojnë një marrëveshje me regjimin e Damaskut. Megjithatë, zyrtarët amerikanë, i kanë penguar kurdët të kërkojnë një marrëveshje të tillë.

Një tjetër viktimë e këtij vendimi ka të ngjarë të jetë negociatat e paqes mbi Afganistanin. Zyrtarët amerikanë janë aktualisht në bisedime me talebanët për përfundimin e asaj lufte, një dialog brenda-afgan që çon në përfshirjen e talebanëve në një qeveri të zgjeruar kombëtare dhe tërheqjen e forcave amerikane dhe të NATO-s.

Pavarësisht nga mungesa e përvojës së tij, Trump ka shmangur deri tani llojet e gabimeve ushtarake që kanë dëmtuar shumë prej paraardhësve të tij në histori. Kjo mund të ndryshojë.

Bob Corker, kryetari republikan i Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, ka pohuar se vendimi i tërheqjes së Trump është bërë për qëllime politike. Nëse është e vërtetë, kjo nuk do të ishte hera e parë.

Por natyra me sa duket impulsive e këtij vendimi, pa marrë parasysh pasojat e dukshme, të pakoordinuara me aleatët, duhet të jetë shkak për alarm. Me ardhjen e një kongresi të ri në janar, politika e brendshme amerikane ka gjasa të bëhet edhe më e trazuar.

James Dobbins është një bashkëpunëtor i lartë në organizatën jofitimprurëse dhe jo-partiake RAND Corporation dhe një ish-sekretar shteti i SHBA./konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fundi i konfliktit shtatëvjeçar?

Erdogan: Do ta pastrojmë Sirinë nga kurdët dhe IS