MENU
klinika

Detajet

U kapën me drogë në kufi, tre shqiptarë dhe një grek në pranga

23.12.2018 - 15:18

Policia e shtetit fqinj ka arrestuar në kufi me vendin tonë, tre shqiptarë edhe një shtetas grek për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike, e cila kishte si orgjinë Shqipërinë.

Mësohet se policia greke e ka ndjekur automjetin që vinte nga kufiri greko-shqiptar, ndërsa është bërë ndalimi i tyre gjatë mëngjesit në Amotopo në Artë.

Dy shqiptarët, një mashkull 30 vjeç një femër 22 vjeç , së bashku me shtetasin grek 29 vjeç, janë arrestuar nga policia greke pasi u kapën me 60 kg marijuanë në makinë dhe 6 celularë.

Shqiptari tjetër është arrestuar nga policia greke në autobusin e Prevezës. 38-vjeçari identiteti i të cilit ende nuk dihet është kapur me 3 kg 166 gram marijuane, 30 gram kokaine, 165 euro dhe 2 celulare.

Droga kishte si origjinë Shqipërinë.