MENU
klinika

Emocionet vazhdojnë...

U nominua në “Grammy”, Bebe mesazh për vajzat shqiptare

10.12.2018 - 14:56

Për herë të parë, dy artiste shqiptare janë nominuar për çmimet “Grammy”, Bebe Rexha dhe Dua Lipa, të cilat nuk e kanë fshehur aspak entuziazmin e tyre.

bebe rexha dhe dua lipa
bebe rexha dhe dua lipa

Dua shpërtheu në lot pasi mori lajmin e madh të nominimit në dy kategori: “Artisti më i mirë”, por gjithashtu edhe për “Kërcimi më i mirë elektronik”.

Po ashtu, edhe Bebe Rexha është nominuar në kategorinë “Artisti më i mirë”, e për këtë vazhdon akoma të jetë e emocionuar.

Bebe Rexha, zgjedhjet ne SHBA

Bebe, në një postim në “Twitter” ka shprehur mirënjohjen. Ajo gjithashtu ka dhënë edhe një mesazh për të gjitha vajzat shqiptare. “Dy shqiptare të nominuara në 2 “Grammy”. Në zemrën time ne kemi fituar. Për të gjitha vajzat shqiptare dhe për vajzat mbarë botës duke tu them se gjithçka është e mundur dhe vazhdoni të ndiqni ëndrrat tuaja” ,-shkroi ajo duke e shoqëruar postimin e saj me një foto ku shfaqet së bashku me Duan.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN