Borxhi i jashtëm i ekonomisë shqiptare u ul me 71 milionë euro në tremujorin e tretë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, stoku total i detyrimeve që sektori publik dhe privat në Shqipëri ka ndaj kreditorëve jo rezidentë ishte pak më shumë se 8 miliardë euro.
Për tremujorin e tretë, sidomos sektori privat ka ulur ekspozimin në borxh të jashtëm. Detyrimet e subjekteve private kanë zbritur në rreth 1.35 miliardë euro, nga më shumë se 1.4 miliard euro që ishin në fund të tremujorit të dytë. moderuar dhe e përqendruar sidomos te qeveria shqiptare.
Sektori bankar dhe ai privat nuk ka pasur shumë nevojë për linja financimi nga jashtë, edhe sepse tregu i brendshëm ka qenë përgjithësisht mjaft likuid.
Ndërkohë, borxhi i qeverisë dhe sektorit bankar qëndroi pothuajse i pandryshuar gjatë tremujorit të tretë. Megjithatë, duhet thënë se borxhi i jashtë publik u rrit në fillim të muajit tetor, me emetimin e eurobondit prej 500 milionë eurosh. Kjo rritje pritet të reflektohet në statistikat e tremujorit të katërt.
Në vitet e fundit, rritja e borxhit të jashtëm të ekonomisë shqiptare ka qenë mjaft e moderuar. Qeveria mban 44% të totalit të borxhit të jashtëm, e ndjekur nga sektori bankar me 18% dhe nga sektori privat jo bankar me afërsisht 17%.