MENU
klinika

Masat për kërkesat

Ulje tarifash/ Universiteti Bujqësor përmbush kërkesat e studentëve

14.12.2018 - 16:04

Përballë protestës masive të studentëve, Universiteti Bujqësor i Tiranës, ka marrë një sërë masash për përmirësimin e situatës për studentët.

Në një vendim të marrë sot, ky Universitet bën me dije se do të ngrihet një grup pune me pedagogë, ekspertë financash dhe studentë për të analizuar koston e shkollimit për çdo program studimi dhe brenda janarit të vitit të ardhshëm, të paraqiten propozimet konkrete në Bordin e Administrimit dhe Senatin Akademik për uljen e tarifave të shkollimit për studentët.

universiteti bujqesor-konica.al

Po në janar do të kryhen procedurat për implementimin e kartës së studentit.

Në pikën gjashtë të vendimit, gjithashtu thuhet se do të rritet mbështetja financiare për kërkimin nga ana e studentëve, konferencat studentore dhe panairin e karrierës së studentëve.

Universiteti Bujqësor përmbush edhe një pikë tjetër në kërkesat e studentëve, ajo për rritjen e përfaqësimit të tyre në senatin akademik nga tre në pesë studentë.

“S’ka rëndësi numri i prokurorëve apo gjykatësve”

Ambasadori rumun në Shqipëri: Reforma në Drejtësi, t’i drejtohet qytetarit

Bosi i Camorra-s nis bashkëpunimin me drejtësinë

Dorëzohet pas 26 vitesh në burg “Sandokan”

Juristi: Në ruspën e madhe të pushtetit mund të bjerë kushdo

Kryetarja e bashkisë Himarë u zgjodh edhe me tre vota të “rrjedhura” nga opozita