Senati Akademik i Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës (UAMD), në mbledhjen e hapur të ditës së sotme ku morën pjesë Këshillat Studentorë dhe studentët e ekselencës, shprehu njëzëri mbështetjen e plotë për kërkesat e paraqitura nga protesta studentore dhe vendosi:
-T’i kërkojë Administratorit të Universitetit “Aleksandër Moisiu“ Durrës nxjerrjen e kostos në buxhet për të parë mundësinë e përgjysmimit të tarifave të studimit.
-Heqjen e menjëhershme të çdo pagese shtesë nga ana e studentëve për tërheqjen e vërtetimeve apo dokumentave të tjera nga Sekretaritë Mësimore.
-Krahas mbështetjes aktuale, të inkurajojë procedurialisht dhe financiarisht përfshirjen e vazhdueshme të studentëve në kërkimin shkencor brenda dhe jashtë Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës.
-Të ftojë Këshillat Studentorë dhe studentët ekselentë në diskutimet për buxhetin e ardhshëm të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, si dhe në çështje të tjera që lidhen me proçesin mësimor dhe arritjen e standardeve më të larta akademike.
Për zbatimin e këtij vendimi u ngarkuan administratori, rektorët, dekanët e Fakulteteve, drejtorët e Drejtorive e bëhet me dije se ky vendim hyn në fuqi menjëherë.