MENU

Piktura Botërore

Vasili Kandinski, Themeluesi i artit abstrakt

04.12.2018 - 14:33

Vasili Kandinski, (Wassily Kandinsky) babai i abstraktionit të pastër në pikturën moderne, lindi më 4 dhjetor 1886 në Moskë dhe vdiq më 13 dhjetor 1944 në Francë. Pas studimeve për jurisprudencë, iu përkushtua tërësisht artit dhe në vitin 1986 u vendos në Mynih.

Vasili Kadinski është sigurisht një nga artistët më të rëndësishëm të fillimishekullit XX, njëherazi piktor dhe teoricien, i cili do shpaloste një përkufizim të ri në lidhje me format dhe ngjyrat.

Kandinski nuk është piktori i parë abstrakt, por ishte i pari që eksperimentoi me forma jo figurative të krijuara në një mënyrë logjike, si dhe për t’i dhënë ngjyrës një funksion ekspresiv shpirtëror në art.

Studioi për pikturë në Mynih (Akademia e Arteve të Bukura), më pas zhvilloi një sërë udhëtimesh (Francë, Holandë, Tunizi, Itali, Rusi), ku takoi Sezanin, Matisin dhe Pikason. Në vitin 1903 realizoi pikturën “Kalorësi blu”, i cili prezantonte një personazh veshur me pelerinë duke kalëruar nëpër një lëndinë.

 

Më 1910, artisti rus pikturoi “akuarelin e parë abstrakt”. Konsiderohet si autori i veprës së parë jo figurative, e quajtur abstrakte në historinë e artit modern, një bojë uji e pikturuar në vitin 1910.

Megjithëse, Kandinski dyshohet se e ka mbingarkuar pikturën me qëllim që të konsiderohet si krijuesi i artit abstrakt. Prej vitit 1909, atë që Kandinsky e quan “kori i ngjyrave” bëhet gjithnjë e më verbues. Përveç pikturës, Kandinski iu përkushtua edhe kijimit të teorisë së artit.

Ndihmoi në themelimin e Shoqatës së Artistëve të Rinj të Mynihut, president i së cilës u bë vetë, por funksioni i saj nuk zgjati shumë.

Kandinski, apostulli i ngjyrës dhe i rezonancës së brendshme, me shkrimet dhe kërkimet e tij në pikturë, ka pasur një ndikim të madh në shumë lëvizje ose shkolla arti, duke filluar nga lëvizja Dada tek Bauhaus, ku dha mësim nga viti 1921 deri në vitin 1933, nëpërmjet De Stijl dhe konstruktivizmit rus.

Kandinski, përkrah Mandrianit dhe Malvetiçit, mbetet një nga piktorët dhe teoricienët e parë të pikturës abstrakte, për më tepër ishte ai që shpalli ekspresionizmin abstrakt.

Përmes veprave të tij në dukje të thjeshta shpaloset një bukuri e fuqishme që magjeps spektatorin, edhe pse ai shpresonte që piktura e tij t’i bënte apel “domosdoshmërisë së brendshme” ndjeshmërisë duke tejkaluar arsyen.

Në vitin 1933, piktura e tij u dënua nga regjimi nazist, duke iu konfiskuar gati 57 vepra me vulën “dekadent”, si rrjedhojë artisti u zhvendos në Francë në Neuilly-sur-Seine (ku mori nënshtetësinë franceze), ku edhe vdiq në vitin 1944 në moshën 78 vjeçare.

Pikturat e fundme të tij evokojnë një atmosferë ireale populluar nga qenie mikroskopike, të përngjashme me forma organike parë nën mikroskop (“Qielli blu”, 1940).

Pas vdekjes, gruaja e tij, Nina Kandinski, i la të gjitha punët e tij në posedim Qendrës “Georges Pompidou” (Paris), ku mund të shihet koleksionin më i madh i pikturave.

“Piktura është përplasja e zhurmshme e botëve të ndryshme të destinuara për të krijuar në dhe përmes luftës së tyre botën e re që ne e quajmë vepra.

Çdo punë lind, nga pikëpamja teknike, ashtu siç lind kozmosi… nga katastrofat, të cilat, nga buçima kaotike e instrumenteve, ata përfundojnë duke krijuar atë çfarë ne e quajmë “muzika e sferave”.

Krijimi i një vepre është krijimi i botës”, – shprehet ai.

Autori i “shpirtërores në art” ka lënë një tërësi të konsiderueshme pikturash, por edhe gravura, poezi dhe kompozime skenike, të cilat ndahen midis përshtypjeve (përshtypjeve të botës së jashtme), improvizimeve (përshtypjeve të botës së brendshme) dhe kompozime(kundërvënia e dy të parave).

Përshkuar nga dy dinamika aktive, njëra që çon nga figurativja në abstrakte, tjetra nga profanja në të shenjtëruarën, vepra e Kandinskit përmban një sërë imazhesh të mbuluara, duke përcjellë mesazhin e abstraksionit dhe shpikësit të tij, të cilët e kanë transformuar marrëdhënien tonë në përfaqësim.

Gjuha vizuale që synonte prej vitit 1910 u shndërrua në koleksion shenjash që duken si mesazhe gati-të deshifrueshme të shkruara në piktografe dhe hieroglife, shumë prej shenjave i ngjajnë larvave ujore dhe, herë pas here, shihet një dorë figurative ose një fytyrë hënore humane.

Punimet tipike janë Violet Dominant, Dominant Curve, Moderation, Fiteen, një seri kompozimesh, “Bukuria ruse në peizazh”, “Kënga e Vollgës”, “Çifti në kal”, “Rusia e vjetër” etj. Prodhimi i veprave u shoqërua me shkrimin e eseve, në të cilat artisti theksonte dështimin e supozuar të pozitivizmit modern të shkencës dhe nevojën për ta perceptuar atë që ai e quajti “karakteri simbolik i substancave fizike”.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Lirika e gjuhës së mprehtë

Azem Shkreli pena origjinale bashkohore

Nismëtar i letërsisë

Barleti epos i shpirtit shqiptar

Shqipëria dinjitoze në Kanë

“Furgoni” mes 11 filmave pretendentë

Albanologu, përkthyes e kritik... iku!

Lanksh, dashnori i gegnishtes së Camajt