MENU
klinika

Shkëmbimi i territoreve

‘Veriu duhet të shkëmbehet me Luginën e Preshevës’

22.12.2018 - 13:15

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, vlerësoi se letra e Presidentit amerikan Donald Trump dërguar presidentit Hashim Thaçi përbën një moment shumë cilësor në procesin e ngufatur të bisedimeve, si në raportet brenda vendit, ashtu edhe në ato me Serbinë e me BE-në.

Murati në një konferencë për media, tha e përfshirja e SHBA-së në këtë nivel, konsiston edhe në mundësinë e re që të dilet nga kornizat e deritanishme, të ngurta, të bisedimeve dhe të arrihet një zgjidhje e qëndrueshme për problemin.

Lëvizja për Bashkim konsideron se ky moment i ri politik duhet të shfrytëzohet për t’i shtruar drejt për zgjidhje çështjet e mbetura në mes të Kosovës dhe Serbisë. Parimi i reciprocitetit do të duhej të qëndronte në themelet e zgjidhjes së këtyre çështjeve. Prandaj, Lëvizja për Bashkim e përshëndet këtë akt të Presidentit Trump dhe, duke shpresuar që procesi më në fund do të marrë kahjen e duhur, do të angazhohet maksimalisht që të japë kontributin e saj në këtë drejtim”, tha Murati.

Në fund, Murati tha e Lëvizja për Bashkim, e nxitur edhe nga zhvillimet e fundit, u bën edhe një herë thirrje institucioneve të vendit dhe partive politike të dalin jashtë gëzhojës në të cilën janë barrikaduar përmes qëndrimeve të tyre, qoftë duke kufizuar opsionet për zgjidhjen e problemit, qoftë duke e bojkotuar procesin e zgjidhjes së tij. /Konica.al/