MENU
klinika

Detaje të reja

Vrasja në Laprakë/ Erion Benga ishte konfliktuar më parë me autorin

27.12.2018 - 10:36

Erion Benga dhe e mitura Griselda Gjikolaj, janë qëlluar me armë zjarri nga 19 vjeçari nga Puka, pasi kishin dalë nga një lokal dhe po largoheshin me një makinë ‘Benz’.

Mësohet se me autorin, 23-vjeçari Erion Benga ishte konfliktuar një javë më parë, konflikt i cili dje është kthyer në tragjedi.

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 17-vjeçares, Griselda Gjikolaj dhe plagosjen e të dashurit të saj Erion Benga, 23-vjeç, pasditen e djeshme në Laprakë. Mësohet se Erion Benga është konfliktuar me autorët një javë më parë, pasi dyshohet se ata kishin ngacmuar të miturën.

Ndërsa dje Benga në shoqërinë e dy vajzave, mes tyre edhe viktima, kanë qenë në ambientet e një lokali te blloku “Gintash” kur kanë hasur edhe dy të rinj të tjerë me të cilët ishte në konflikt.

Erion Benga largohet më pas nga lokali i shoqëruar nga dy të dyja vajzat dhe mendohet se autori e ka ndjekur nga pas. Benga dhe Griselda Gjikolaj kanë ecur në drejtim të një rrugice të errët. Sapo kanë hipur në automjetin tip “Benz E Class” dhe kanë nisur të lëvizin, ata kanë parë autorin.

19 vjecari nga Puka ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shoferit Benga. E mitura humbi jetën, ndërsa Erion Benga mbeti i plagosur.

Në drejtim të automjetit mësohet se është qëlluar katër herë, ndërsa autori, i ndihmuar edhe nga një person tjetër, duke përfituar edhe nga errësira, është larguar me shpejtësi duke humbur gjurmët.

Policia ka ushtruar kontrolle në banesën e të dyshuarit nga Puka, me banim në Tiranë, por ai nuk është gjetur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN