MENU
klinika

Detaje

Vrasja në Laprakë/ Kush është i riu që shantazhoi 2 vite më parë ish-të dashurën për…

26.12.2018 - 21:03

Të tjera detaje nga e shkuara e Erion Bengës, të riut që ngeli i plagosur sot në vrasjen në Laprakë. Mësohet se Benga është arrestuar dy vite më parë, pas një denoncimi për shantazh.

Benga, asokohe 21 vjeç, bashkë me një shokun e tij, 25-vjeçarin A.S, kishte shantazhuar K.L, ish-të dashurën e tij, se do t’i publikonte një video intime në rrjetet sociale nëse nuk do t’iu jepte 2 mijë euro.

Benga u arrestua në vitin 2016, pas denoncimit të vajzës, e cila pasi negocioi me Bengën dhe mikun e tij, vendosi që të njoftonte Policinë.

Sot ai u plagos në atentatin që ndodhi në Laprakë, ku mbeti e vrarë, 17-vjecarja Griselda Gjinkolaj.

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos

Ekspertiza e Brian Spahiut do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!