MENU
klinika

Deklarohet presidenti serb

Vuçiç reagon ndaj ushtrisë së Kosovës dhe taksës 100%

04.12.2018 - 12:38

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se formimi i paralajmëruar i ushtrisë së Kosovës dhe mosheqja dorë nga taksa mbi prodhimet e Serbisë që hyjnë në Kosovë, “do të kenë pasoja katastrofike” nëse “dikush nuk e vetëdijeson Prishtinën sa më shpejt që është e mundur”.

Vuçiç paralajmëroi se mund të kërkojë mbledhje të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar situatën në Kosovë.

Vuçiç reagon ndaj ushtrisë së Kosovës dhe taksës 100% konica.al
Vuçiç reagon ndaj ushtrisë së Kosovës dhe taksës 100% konica.al

Kosova u ka vënë taksë 100 për qind prodhimeve të imporrtuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina dhe kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se ajo nuk do të hiqet derisa Serbia ta njohë Kosovën.

Po ashtu, ai tha se formimi i ushtrisë së Kosovës nuk është në përputhje as me Kushtetutën e Kosovës dhe e çon rajonin në shkallën më të lartë të rrezikut. /Konica.al/