MENU
klinika

Reagon opozita

‘Zaev nuk është i gatshëm që t’i kryejë reformat në gjyqësor’

02.12.2018 - 12:56

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hrisitijan Mickoski, nga Kavadari ka akuzuar liderin e LSDM-së, Zoran Zaev për reformat në gjyqësi dhe për përgjimin e Prokurorisë Publike.

Zaev nuk është i gatshëm të kryejë reforma në gjyqësor, por kemi parë se si ai është në gjendje të përgjojë, të instalojë pajisje në mënyrë që të dëgjojë gjykimet para kohe. Ja ku e pamë pse i ka goditur edhe vendimet e gjykatës dhe vitet e burgimit edhe dëshmitarët e mbrojtur i ka ditur, sepse jo vetëm që me ‘bombat’ ndoti të tërë shoqërinë, jo vetëm që shkatërroj jetë me ato krijesa, materiale të montuara, të blera ilegalisht, por vazhdon dhe tani, përsëri ai nuk ishte fajtor, nuk ishte Oliver Spasovski fajtor, nuk ishte LSDM, përsëri dikush tjetër më herët ishte fajtor“, tha Mickovski.

'Zaev nuk është i gatshëm që t'i kryejë reformat në gjyqësor' konica.al
‘Zaev nuk është i gatshëm që t’i kryejë reformat në gjyqësor’ konica.al

Ai gjatë vizitës në Kavadar, gjithashtu foli edhe për gjendjen në bujqësi ku tha se situata është alarmante dhe se qeveria nuk ka asnjë ofertë dhe politika, por as nuk ka zgjidhje të qëndrueshme për prodhimin e fermerëve. /Konica.al/