MENU
klinika

Detajet

Zmbrapsja e Ministrisë së Arsimit/ Studentët nga protesta: Plotësoni kërkesat e tjera

06.12.2018 - 14:06

Ministria e Arsimit ka shfuqizuar vendimin dhe hequr tarifën për provimet e mbartura pasi qindra studentë të të gjithë universiteteve në Tiranë u vendosën para godinës së ministrisë.

” Pas vendimmarrjes së Universiteteve qeveria heq nenin 4 nga VKM, për tarifën për provimet e bartura të studentëve. Sa i takon kërkesës së dytë që studentët duan përfaqësim në Bordet e Administrimit, kjo gjë nuk ndodh në asnjë universitet në botë” u shpreh Nikolla pas takimit me rektorët dhe dekanët e Universitetit.

Prej orës 10:00 studentët vijojnë të protestojnë dhe nuk pranojnë të largohen pasi thonë se ajo ishte vetëm një nga tre kërkesat që MAS duhet të plotësojë.

Studentë nga të gjithë universiteteve të Tiranës, – Fakulteti i Drejtësisë, Mjekësisë, Shkencave Sociale, Histori Filologjisë, Gjuhët e Huaja dhe Shkencat e Natyrës dhe Universitetit Bujqësor – vijojnë të qëndrojnë dhe të mos largohen ndërsa thërrasin “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

“O ministrja të heqë VKM o VKM do heqë ministren” kërcënuan studentët para se ministrja e Arsimit Lindita Nikolla të njoftonte vendimin brenda godinës së institucionit.

Gjatë protestës pati momente kur studentët hodhën vezë dhe letra higjienike drejt godinës.

Studentët i kanë vendosur një ultimatum qeverisë që të japë një përgjigje deri sot në orën 16:00, në të kundër protestat do të përshkallëzohen në demonstrata.

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore

Do t’i propozohen për votim Konventës Kombëtare

EMRAT/ Partia e Lirisë miraton listën me anëtarët e Kryesisë