MENU
klinika

Ekzekutoi çiftin në automjet

Zbulohet fotoja e autorit të atentatit në Laprakë

28.12.2018 - 15:17

Pas përplasjes me armë në Laprakë ku mbeti e vdekur adoleshentja 17-vjeçare, Briselda Gjikola, është identifikuar dhe autori i ngjarjes.

Sipas një fotoje të siguruar nga BalkanWeb duket Robert P. i cili qëlloi me armë zjarri drejt automjetit në Laprakë.

Një muaj më parë, adoleshentja u njoh me Erion Bengon, një 23-vjecar, që dikur kishte qenë në konflikt me ligjin.

Ai kishte shantazhuar të ish-dashurën me video intime, duke i kërkuar para. Megjithatë, kjo nuk i pengoi të dy, të nisnin një marrëdhënie, që përfundoi tragjikisht.

Pasditen e së mërkures, të dy u panë pranë e pranë në një nga lokalet e Laprakës, por sapo dolën prej andej, u përballën me brashërinë e plumbave.

vrasesi ne laprake-konica.al

Briselda u qëllua në kokë dhe nuk mundi të mbijetonte, edhe pse Erioni e trasferoi me shpejtësi drejt spitalit të Traumës.

Atentatorët përshkuan të njëjtën rrugë me 2 të rinjtë, dhe pas breshërisë së plumbave u larguan në drejtime të ndryshme. Autorët e krimit te maskuar dhe me pistoletë u larguan ne këmbë ndërsa Erion Bengo u largua me makinën e tij ende pa mbaruar të shtënat në drejtim të kundërt për në Spitalin Ushtarak.

Fatmirësisht falë ndërhyrjes në kohë të mjekëve ai mundi t’i shpëtojë plagëve të mara në qafë dhe shpatull ndërsa e mitura humbi jetën për shkak të plagëve të zjarrit të marra në kokë.

Burime nga polica thanë se shenjestër e këtij atentati ishte 23 vjecari. Një javë më parë ai ishte konfliktuar me disa persona pasi këta të fundit i kishin ngacmuar të dashurën.

Policia e Tiranës është fokusuar tek kjo pistë dhe ka shpallur sit ë dyshuar një 19 vjeçar nga Puka me banim në Tiranë. Policia në bashkëpunim me Prokurorinë po kalojnë në sitë të shkuarën e protagonistëve të kësaj ngjarje për të thelluar hetimet edhe në pista të tjera.

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore