02.12.2018 - 12:28
Mëngjesin e sotëm, ish-deputeti i PD në Elbasan, Aurel Bylykbashi, ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i degës se PD në Elbasan.
Në zgjedhjet që po mbahen tani në Elbasan në garë janë Eugen Isai dhe Zamir Muzhaqi.
Mësohet se vendimi i ish-deputetit Bylykbashi për tu tërhequr nga drejtimi i PD në Elbasan lidhet me ambicien e tij për të garuar në zgjedhjet vendore për Bashkinë Elbasan.
Burime bëjmë me dije se prej disa muajsh Bylykbashi po punon me një staf të ngushtë për përgatitjen e fushatës. Sipas të njëjtave burime mësohet se Bylykbashi do të kandidojë edhe nëse opozita nuk do të nominojë emrin e tij si kandidat.