Pas dy humbjesh radhazi, kampionët në fuqi të NBA, Golden State Warriors, janë rikthyer te suksesi në parketin e Atlanta Haëks, duke dhënë shenja të qarta se po e kalojnë periudhën e krizës.
111-128 përfundoi takimi në “State Farm Arena” të Atlantas, ku Stephen Curry, Kevin Durant e Klay Thompson, “Big Three”, realizuan plot 85 pikë në total, respektivisht 30, 28 dhe 27 pikë. 18 pikë, Curry i shënoi nga gjuajtjet për 3 pikë, ku gaboi vetëm 4 herë.
Humbje e papritur e Toronto Raptors 103-106 ndaj Denver Nuggets. As forma e mirë e Kawhi Leonard, që shënoi në total 27 pikë, nuk shërbeu për të shmangur disfatën e ekipit kanadez në “Scotiabank Arena”, ku për miqtë u shfaqën në nivel të lartë Jokic e Murray me 23 dhe 21 pikë.
Randle dhe Holiday, respektivisht me 37 dhe 32 pikë, provuan gjithçka për t’u thënë suksesin Neë Orleans Pelicans, që në fund u dorëzuan 129-126 në “Staples Center” ndaj Los Angeles Clippers. Në radhët e kalifornianëve, te të cilët spikati loja në grup, u dallua Harris me 27 pikë.