MENU
klinika

Poeti i revolucionit algjerian

Zhan Senak – një emër, një poet, një legjendë

29.12.2018 - 14:15

Zhan Senak (Jean Sénac) lindi më 29 dhjetor 1926, në Algjeri dhe vdiq më vitin 1973, poet fracez i përkushtuar ndaj kauzës e letërsisë kombëtare në Algjeri. Edhe pse kanë kaluar vite që nga vrasja e tij, poezia, jeta dhe vdekja e shkrimtarit algjerian, në rrethana ende të paqarta, vijon të ngrejë pyetje të herëpashershme.

Zhan Senak, i njohur si poeti i pavarësive, ka dhënë kontributin e tij të çmuar në rrënjosjen e estetikës algjeriane si në letërsi, ashtu edhe në artet pamore. Një ndërmarrje tejet e guximshme, e cila jo rrallëherë është përballur me keqkuptime nga bashkatdhetarët algjerianë.

Poet avangardist, mik i Rene Char dhe Albert Kamysë, me të cilin u prish për shkak të divergjencës në lidhje me zgjidhjen e çështjes algjeriane.

Në vitin 1962, ai u kthye në Algjeri. E gjithë jeta e tij ishte e përkushtuar ndaj artit, poezisë, krijimit. Ishte animator kulture, ligjërues, gazetar, organizator takimesh dhe ekspozitash.

Kur flasim për rrethanat e popullit gjatë luftës algjeriane, emri i parë që na vjen në mendje është ai i Albert Kamysë, mbrojtës i “armëpushimit civil” dhe i kompromisit pacifist.

Nga ana tjetër, harrojmë se disa prej tyre përqafuan plotësisht çështjen separatiste dhe mbështetën luftën e armatosur: sikurse vrasja e poeti Zhan Senak, vrarë në mënyrë misterioze dekada më parë.

Disa shkrimtarë të mëdhenj të bashkëkohësisë së tij, përfshirë Emmanuel Roblès dhe René Char, u bënë mbrojtës dhe propagandues të veprës së Zhan Senakut. Marrëdhënia që ai pati me Albert Kamynë ishte marrëdhënia e djalit me babain e tij shpirtëror.

Talentet e poetit misterioz e tejkalonin kuadrin e poezisë. Autor i artikujve të shumtë mbi letërsinë dhe artet, animator emisionesh radiofonike jashtëzakonisht popullore, ai njihet edhe për guximin me të cilin mbronte mendimet e veta, guxim që ndonjëherë arrinte deri në keqkuptime dhe armiqësi të regjimeve politike.

Për këtë arsye, në periudhën e fundit të jetës së tij, do t’i kushtohej edhe filmi me titull “Dielli i vrarë”.

Ndryshe nga shumica e autorëve të gjeneratës së tij, nuk kemi të bëjmë me një zgjedhje, pasi sistemi kolonial ka vendosur për më shumë se një shekull një proces akulturimi që ka grabitur popujt nga trashëgimia dhe gjuha e tyre.

Megjithatë, Zhan Senak e shohim gjithë duke refuzuar legjitimitetin e tij për të folur në gjuhën algjeriane.

Poezia e hershme e Senak, si në vëllimin “Poema” (1954), është e hidhur dhe plot keqardhje në trajtimin e fëmijërisë së tij, por optimiste në lidhje me mundësitë e tij krijuese si një individ, ashtu edhe për popullin e vet.

Me shpërthimin e luftës së pavarësisë në Algjeri në vitin 1954, ai iu kthye temave të luftës dhe krenarisë më militante kombëtare, në “Dielli nën armë” (1957), “Agimi i popullit tim” (1961), dhe koleksione të mëvonshme.

Senak ishte mik i ngushtë i Albert Kamysë, por, ndryshe nga Kamyja dhe nga shkrimtarët e tjerë francezë në Algjeri, Senak u hodh dëshpërimisht në mbrojtje të atdheut të tij, Algjerisë, në luftën e saj kundër sundimit kolonial francez.

Në 1962, ai u bashkua me Ministrinë e Arsimit Kombëtar dhe nga 1963 deri në 1966 shërbeu si sekretar i përgjithshëm i Unionit të Shkrimtarëve Algjerianë.

Redaktoi “Antologjia e poezisë algjeriane” (1971), në të cilën ai solli përpara publikut punën e nëntë poetëve të rinj algjerianë.

Në kohën e vrasjes së tij ende të pashpjegueshme, ai ishte një nga poetët më aktivë dhe më të njohur të algjerianëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët

80 vite nga vdekja e “mbretëreshës së maleve”

Udhëtimi në Shqipëri, ekspozitë me fotot e Edith Durham!

Nga koha e luftës në majën e skenës shqiptare!

Reshat Arbana në gjurmët e një “best seller”-i!