MENU
klinika

Reagimi për FAK-un

Zijadin Sela i ashpër me Zoran Zaevin

15.12.2018 - 09:56

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev më herët tha se nuk është koha për ushtrinë e Kosovës. Ai u mundua që ta arsyetoj këtë qëndrim me qëndrimin e NATO-së për këtë hap të Kosovës.

Por, i mënjëhershëm ka qenë reagimi i partisë opozitare në Maqedoni, Aleanca për shqiptarët që udhëhiqet nga Ziadin Sela, duke e porositur Zaevin se Kosovën pa ushtri e do vetëm Serbia dhe Rusia.

Postimi i plotë i Selës

ASH porosit Zaevin: Kosovën pa ushtri do ta dëshironte vetëm Serbia dhe Rusia!

Deklarata e Kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev për transformimin e FSK në Ushtri të Kosovës se nuk na qenka koha tani, apo se Ballkani nuk duhet të bëhet fuçi baruti, madje duke apeluar tek liderët e shteteve të kenë kujdes për vendimet e marra, tregojnë fytyrën e zezë dhe nacionaliste të Kryeministrit Zaev, fillimisht ndaj shqiptarëve, Kosovës si dhe ndaj SHBA-ve si mbështetës kryesor i Kosovës në themelimin e Ushtrisë së saj.

Ky fjalor i Kryeministrit Zaev ndaj Ushtrisë së Kosovës vë në pikëpyetje edhe raportin e tij me SHBA duke lënë për të dyshuar se një Kosovë pa ushtri do ti konvenonte vetëm Serbisë dhe Rusisë. Andaj Kryeministri Zaev bën mirë të shikojë në oborrin e tij dhe ti bëjë reformat e duhura në Maqedoni dhe mos të përzihet në politikën e brendshme të shtetit të Kosovës.

Aleanca për Shqiptarët kërkon që Kryeministri Zaev sa me parë të heq deklaratën e tij dhe t’i urojë në emër të Maqedonisë Qeverisë së Kosovës për Ushtrinë e saj. /Konica.al/