MENU
klinika

Shëndeti

“Zjarri i Natës”, si ta kuptojmë sëmundjen torturuese përpara…

17.12.2018 - 18:34

“Zjarri i natës”, një sëmundje që shumë pak persona e njohin. Sëmundja Herpes Zoster që në gjuhën e popullit quhet shpesh “zjarri i natës” ka marrë emrin e tillë për shkak se shfaqet dhe vepron gjatë natës. Shpesh personat që preken nga kjo sëmundje e ngatërrojnë atë me sëmundje të tjera, për shkak të simptomave që shfaq.

Zjarri i natës është një sëmundje që nuk ka një periudhë të caktuar kohore dhe ajo që është më problematike, informacioni që mund të gjesh është shumë i pakët. Ata që duhet të ruhen më së shumti janë moshat e treta, por kjo nuk do të thotë që të përjashtuara janë edhe grupmoshat e tjera.

Cili është shkaktari i “Zjarrit të natës”?

“Zjarri i natës” (Herpes Zoster) shkaktohet nga variçela Zoster virus. Ky shkaktar bën pjesë në familjen që shfaq linë te fëmijët. Është një virus që rri në gjendje qetësie në mbaresat nervore të nervave dhe shfaqet në momentet që gjen terren të përshtatshëm. Një pacient ku sistemi imunitar është i kompromentuar, ka një patologji sekondare ose kur forcat e imunitetit ose organizmit bien atëherë virusi shfaqet. Moshat që preken janë moshat e rritura, kryesisht mosha e tretë, nuk përjashtohen dhe moshat e reja, por në raste të rralla.

Cilat janë shenjat e para?

Kryesorja është dhimbja, e cila mund të jetë në zona të ndryshme të trupit në varësi se ku do të shfaqet Herpesi. Mund të shfaqet në kokë, në trup, në gjoks, bark, por nuk përjashtohen ekstremitetet. Dhimbja vihet re në zonat që shfaqet.

Cilat janë karakteristikat me të cilat shoqërohet dhimbja?

Është një dhimbje që intensitetin më të madh e ka natën. Ndaj quhet “zjarr i natës”. Kjo dhimbje ecën sipas inervimit të trupit. Nëse sëmundja shfaqet në pjesën e gjoksit dhimbja vjen sipas brinjëve, nervat dalin nga shtylla kurrizore dhe siç janë brinjët kalojnë përpara. Fillon te shtylla kurrizore dhe del te gjoksi. Kështu ndodh dhe në zonat e tjera të trupit ndodh e njëjta formë.

A ka shenja në lëkurë?

Ka shenja në lëkurë, të cilat dalin në formën e flluskave me ujë, siç janë dhe shenjat e lisë te fëmijët. Në këtë moment diagnoza është e sigurt, pasi kemi të bëjmë me një Herpes Zoster. Me kalimin e kohës këto flluska krijojnë një kore, të cilat me kalimin e kohës fillojnë të përthahen.

Këto flluska kanë tendencë që të kruhen. Individët e prekur duhet të ruhen që këto flluska të mos lagen, njëlloj si te lija e fëmijëve sepse mund të mbivendoset ndonjë infeksion sekondar, bakterial dhe në këtë rast situata është më problematike. Në një rast të tillë duhet të shtojmë mjekimin.

A është një sëmundje ngjitëse?

Është ngjitëse në rast se biem në kontakt me limitin që kanë elementët në lëkurë. Në asnjë formë tjetër nuk është ngjitës.

Si parandalohet kjo sëmundje?

Kjo është një sëmundje që ne nuk i ruhemi dot sepse virusi qëndron në mbaresën e nervave dhe është në një gjendje qetësie. Ajo mund të shfaqet nëse ne e kemi kaluar linë kur ishim të vegjël por dhe nëse nuk e kemi kaluar por kemi qenë në kontakt me këtë virus sërish ka tendenca për t’u shfaqur. Virusi që i shkakton i përket të njëjtës familje, por te fëmijët shfaqet me elementë në lëkurë nga koka te këmbët, ndërsa te të rriturit shfaqet në një zonë të lokalizuar.

Keni pasur shumë raste me këtë sëmundje?

Është një patologji që zgjat përgjatë 12 muajve. Rastet janë të shumta. Është një sëmundje që nuk ka një periudhë të caktuar kohore, ku mund të shfaqet më shumë. Në çdo kohë kemi pacientë me Herpes.

Në çfarë gjendje vijnë pacientët tek mjeku?

Më tepër pacientët vijnë në momentet që Herpesi është shfaqur në lëkurë, sepse në momentin që pacientët kanë vetëm dhimbje, ata e ngatërrojnë me probleme të tjera. Shkojnë te neurologu duke menduar se mund të jetë një dhimbje e një nervi shiatik, në momentin që ajo shfaqet në kokë. Dhimbja i ngatërron ata që nuk e dinë mënyrën se si shfaqet kjo sëmundje.

Në momentin që nuk ka shenja në lëkurë si e diagnostikoni pacientin?

Në këtë rast marrja në pyetje që ne i bëjmë pacientit është ajo që vendos diagnozën, sepse nuk ka mënyrë tjetër ekzaminimi. Si patologji nuk ka analiza tjera për ta identifikuar si sëmundje. Në momentin që shfaqet në lëkurë atëherë është 100 për qind e sigurt që kemi të bëjmë me “zjarrin e natës”.

Kurimi

Sa i takon mjekimit të “zjarrit të natës” duhet pasur mjaft kujdes. Në farmaci mund të marrim çdo preparat të gatshëm që kurojnë patologji të ndryshme që prekin lëkurën, por jo për Herpesin. “Dhimbja që shkakton “zjarri i natës” shpesh na ngatërron me sëmundje të tjera.

Nëse është në pjesën e gjoksit, pacienti ka dhimbje aq të forta sa pacienti ngatërrohet, mendon se ka probleme me mushkëritë apo ndonjë problem kardiak. Ka ndodhur që të sëmurët të shkojnë dhe të thonë që janë të sëmurë nga zemra. Kështu ndodhet në të gjitha pjesët e tjera ku mund të shfaqet”, sqaron mjekja infeksioniste Imelda Zeqo.“Zjarri natës” mund të kurohet në disa forma, një nga të cilat është edhe vendosja e kompresave me solucione nga më të ndryshmet. Po kështu duhet të dini që zona ku shfaqen shenjat nuk duhet të laget me ujë.

Shenjat që shfaqen bien vetë, krijojnë kore dhe është natyrë e kësaj sëmundjeje që ato të zhduken po vetë. “Në momentin që mosha e tretë ndjen dhimbjeje të tilla, ata duhet të bëhen doktorë të vetvetes. Duhet të shkojnë te mjeku, në momentin që dyshojnë se mund të jenë të prekur nga “zjarri i natës”. Mjekimi që merret në rastin e “zjarrit të natës” konsiston në marrjen e antiviralëve, pesë herë në ditë nga një tabletë, për një javë rresht.

Zona e prekur lyhet me pomadë, 3-4 herë në ditë”, shpjegon mjekja infeksioniste Zeqo. Por, zona të ndryshme në të cilën shfaqet Herpesi kanë dhe specifikat e tyre të mjekimit. Kështu, për zonën e kokës, mjekimi është me doza të larta dhe intravenoze si dhe për një kohë më të gjatë si dhe nga mosha e të sëmurit, përdoren neuroleptike antalgjike, antidepresorët, etj. Duhet theksuar me të madhe se mjekimi i duhur është ai brenda 48-72 orët e para të shfaqjes së eritematozës e cila shkurton zgjatjen e dhimbjes, por dhe mund t’i pengojë ato pas sëmundjes.

Luftoni Herpesin duke forcuar imunitetin

Sa herë kemi dalë përpara pasqyrës në mëngjes dhe krejt papritur jemi përballur me ca flluska mbi apo nën buzë. E pra, ky është Herpesi i buzës, aq i bezdisshëm. Për sa kohë që ky herpes do të gjendet në buzë apo vende të tjera, varet nga imuniteti i organizmit. Për të ulur gjasat e shpërthimit të Herpesit, hani shëndetshëm, merrni shumë vitamina, flini mjaftueshëm dhe bëni aktivitet fizik.

Barnat bimore të cilat përmbajnë rrënjë të bimës ehinacea, tradicionalisht janë mjete që e rrisin sistemin mbrojtës imunitar të organizmit. Ekstraktet e kësaj bime mjekuese mund të gjenden edhe në barnatore në formë të tabletave, tinkture apo çajeve. Veç kësaj, ka të dhëna se edhe hudhra e forcon imunitetin. Ju po ashtu mund të përdorni për ushqim produktet e pasura me lizinë (mishi, patatja, qumështi, peshku, vezët, jogurti, fasulja), ndërsa duhet larguar menyja ditore ushqimet e pasura me aminoacidin argininë si, çokollata, kikirikët, frutat me bërthamë, farat dhe të tjera.

Virozat

Në urgjencën e pediatrisë në spitalin universitar Nënë Tereza në Kryeqytet paraqiten çdo ditë rreth 250 pacientë që kërkojnë ndihmën e mjekut. Megjithatë, për specialistët ky fluks është më i vogël se ai i kësaj periudhe të një viti më parë ndaj dhe situata shprehen ata, është e përballueshme. Ndërkohë, nga mjekët nuk mungojnë këshillat për prindërit e fëmijëve për ta kaluar sa më lehtë virozën që po qarkullon aktualisht.

 

Sa filxhanë në ditë duhen?

Kafja ju ndihmon të bini në peshë!

Disa këshilla për ta mbajtur pastër

Furça e dhëmbëve “parajsë” bakteresh!

"Nëse jeni duke përdorur një shampo tradicional..."

Ja sa shpesh duhen larë flokët!