MENU
klinika

Botohet në Fletoren Zyrtare

Zyrtarizohet Buxheti 2019

22.12.2018 - 14:15

Ligji i buxhetit të shtetit për vitin 2019 dhe ndryshimet në ligjin për tatimin mbi të ardhurat janë botuar në Fletoren Zyrtare, duke i hapur dritën jeshile hyrjes në fuqi më datën 1 Janar 2019.

Po ashtu në Fletoren Zyrtare janë botuar edhe dy vendimet për rrëzimin e dekreteve të Presidentit të Republikës për këto dy ligje.

Buxheti dhe paketa fiskale për vitin e ardhëshëm u shoqëruan me debate të nxehta gjatë dy muajve të fundit, midis bizneseve, mazhorancës si, dhe së fundi Presidentit përmes mosdekretimit të tyre, ndërsa opozita nuk ka qenë pjesë e diskutimeve për shkak të bojkotit në Komisionet Parlamentare dhe seancës.

Ndryshimet në ligjin për tatimin mbi të ardhurat parashikojnë uljen e tatimit mbi dividendin  në masën 8 për qind, si dhe përcakton që kjo normë të aplikohet edhe për fitimet pashpërndara të realizuara në vitet 2018 e më parë, përfshirë rezervat dhe fitimet e kapitalizuara, me kusht që tatimi që i përket fitimeve të pashpërndara të viteve 2017 e më parë, të paguhet brenda datës 30 shtator 2019, ndërsa tatimi mbi dividendin për fitimin e vitit 2018 të paguhet brenda datës 20 gusht 2019.

Gjithashtu individët me paga nga 130 mijë në 150 mijë nuk do tatohen më me 23 për qind, por me 13 për qind. Sa i takon buxhetit, të ardhurat  janë parashikuar në rreth 486 miliardë lekë; shpenzimet në 519 miliardë lekë dhe defiçiti në rreth 33 miliardë lekë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mazhoranca rrëzon dekretin e Metës

Buxheti 2019 do të miratohet pa ndryshime