MENU
klinika

Detajet

13-vjetori i vdekjes së Rugovës/ Berisha: Argatët e Serbisë po…

21.01.2019 - 15:59

Në 13-vjetorin e vdekjes ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka përkujtuar Ibrahim Rugovën.

Në “Facebook”, Berisha shkruan se ish-presidenti i ndjerë, ishte burrë mendjendritur i kombit tonë.

Më tej, Berisha shtoi se pas 13 vitesh, argatët e Serbisë në Tiranë dhe në Kosovë po përpiqen të zhbëjnë projektin gjenial, që kishte dhe ëndërronte vazhdimisht Ibrahim Rugova.

Statusi i Berishës

Nje nderim per presidentin Rugova! Te dashur miq, 13 vite me pare, me 21 janar te vitit 2006 mbylli syte pergjithmone arkitiketi i Kosoves se lire dhe te pavarur, themeluesi i shtetit te saj, burri mendjendritur i kombit tone, Gandi i Ballkanit dhe Europes, miku im i pahaharruar, Presidenti Ibrahim Rugova.

Presidenti Ibrahim Rugova ne kushtet e terrorit me te zi dhe pushtimit me te eger, aparteidit dhe segregacionit ekstrem, me nje guxim epik dhe vizion ndriçues, drite, themeloi shtetin dhe pushtetin paralel te shqiptareve, qytetareve me te shtypur te Europes. Gjeni i mendimit atdhetar shqiptar dhe qendreses paqesore legjendare, Presidenti Rugova do te perfaqesonte çeshtjen e drejte te qytetareve te Kosoves dhe do te vendoste ate ne agjenden e kancelarive te medha perendimore. Ai me vendosmeri do te udhehiqte popullin e Kosoves drejt lirise dhe pavaresise. Se bashku me luften, gjakun, sakrificen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe mijra e mijra luftetareve dhe te renve per liri si dhe ofensiven e fuqishme te NATOs kunder kasapit te Ballkanit, Presidenti Rugova do te bente realitet Kosoven e lire dhe te pavarur.

Sot pas 13 viteve, kur argatet e Beogradit ne Prishtine dhe Tirane, per hir te Serbise se Madhe duan te çbejne projektin e tij gjenial, shpirti i Presidentit Rugova fton çdo shqiptar te vertet te ngrihen fuqishem ne mbrojtje te sovranitetit, integritetit territorial, lirise dhe pavaresise se Kosoves dhe te fshijne nga faqja e dheut ne Tirane dhe Prishtine pushtetin e argateve te Beogradit dhe t’ju rezervojne atyre fundin qe meritojne, koshin e plehrave te tradhtareve te kombit tone. sb”, shkruan ai.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!